Prezenca e OSBE-së: Dënojmë me forcë aktin e dhunshëm ndaj gjyqtarit Kalaja

Prezenca e OSBE-së në Tiranë dënoi sot me forcë aktin e dhunshëm të goditjes me armë ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja.


Prezenca e OSBE-së në Tiranë dënoi sot me forcë aktin e dhunshëm të goditjes me armë ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja, ndërsa u shpreh se “sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike”.

Në një reagim për mediet, Prezenca e OSBE-së shprehet thellësisht e tronditur dhe e hidhëruar nga të shtënat me armë brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, që i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë.

“I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe kolegëve të gjyqtarit Kalaja dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet në reagimin e Prezencës së OSBE-së.

Ndërsa rrethanat e plota të sulmit janë ende nën hetim, Prezenca e OSBE-së shprehet se mirëpret arrestimin e shpejtë të autorit të dyshuar.

Po ashtu Prezenca e OSBE-së në Tiranë thekson rëndësinë e garantimit të vendosjes së drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë.

“Prezenca e OSBE-së solidarizohet me komunitetin gjyqësor të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë përpjekjet që forcojnë sigurinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor”, thuhet në këtë deklaratë.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku është qëlluar me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili për pasojë ka humbur jetën. Nga të shtënat janë plagosur gjithashtu dy persona të tjerë, palë në një proces gjyqësor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Shqipëria, ndër vendet me fluksin më të lartë të turistëve në raport me popullsinë

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja i cili nënvizoi se ky pozicion…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Shqipëria, ndër vendet me fluksin më të lartë të turistëve në raport me popullsinë

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja i cili nënvizoi se ky pozicion…