Përmbyllet faza e parë e Skemës Kombëtare të Investimeve, 801 aplikime për 9 masa mbështetëse

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka përmbyllur fazën e aplikimeve më 30 shtator, duke shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë vendin.


Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka përmbyllur fazën e aplikimeve më 30 shtator, duke shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë vendin.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se janë regjistruar gjithsej 801 aplikime për 9 masa mbështetëse, të cilat synojnë modernizimin e fermave, rritjen e prodhimit vendas dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

Ministri Salla thekson se procesi aktualisht ndodhet në fazën e shqyrtimit administrativ, në përputhje me kriteret dhe afatet e përcaktuara në udhëzimet e skemës, për të siguruar transparencë, korrektësi dhe mbështetje reale për çdo fermer që investon në të ardhmen e bujqësisë shqiptare.

“Angazhimi ynë është të garantojmë transparencë, korrektësi dhe mbështetje reale për çdo fermer që ka zgjedhur të investojë në të ardhmen e bujqësisë shqiptare. Interesi i lartë për këtë skemë është dëshmi e besimit në politikat tona mbështetëse për sektorin rural”, u shpreh Salla.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një mbështetje financiare prej 20 milionë eurosh, dhe përfshin mbështetje në formën e granteve deri në 50% të vlerës së investimit, kredi të buta me normë interesi 2%, si dhe garanci sovrane për lehtësimin e aksesit në financim.

Fushat e investimit që përfshihen në skemë janë të gjera dhe gjithëpërfshirëse: ndërtimi i serrave diellore, mbjellje të reja me pemë frutore, ullinj dhe vreshta, sisteme moderne ujitjeje, rrjeta mbrojtëse antibreshër, pajisje dhe infrastrukturë për blegtori dhe shpendari, përpunim dhe paketim i produkteve bujqësore, zhvillimi i agroturizmit, si dhe mbështetje për sektorin e akuakulturës.

Pas përfundimit të shqyrtimit administrativ, aplikimet që plotësojnë kriteret do të kalojnë në fazën e vlerësimit teknik dhe përzgjedhjes përfundimtare të përfituesve, në bazë të një renditjeje të drejtë dhe transparente.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar për të përkrahur fermerët shqiptarë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë së bujqësisë shqiptare në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i ri shkollor, Kumbaro: Ndalim celularëve, kamera inteligjente dhe “Pas Shkolle”

Në vijim të takimeve me drejtues të strukturave të arsimit parauniversitar, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, dha disa mesazhe të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i ri shkollor, Kumbaro: Ndalim celularëve, kamera inteligjente dhe “Pas Shkolle”

Në vijim të takimeve me drejtues të strukturave të arsimit parauniversitar, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, dha disa mesazhe të…