
Category: Aktualitet
Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se shqyrtimi paraprak i kërkesës së Kryeministrit, lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), i planifikuar për nesër, është shtyrë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës Botërore, me synimin për të thelluar bashkëpunimin strategjik në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrues të turizmit në Shqipëri.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla kryesoi sot takimin e tretë të Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD III, i zhvilluar në një moment të rëndësishëm për vendin, pas hapjes së grup-kapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.
Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), duke e cilësuar atë një precedent unik dhe absurd që dëmton funksionimin normal të institucioneve dhe interesin publik.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar se nga sot qytetarët mund të kryejnë pagesat për të gjitha shërbimet kadastrale edhe përmes aplikacionit në një nga bankat e nivelit të dytë, duke e bërë procesin më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të sigurt.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh drejtues politik i PS për Diasporën, Taulant Balla gjatë fjalës së mbajtur sot në Komisionin për Politikën e Jashtme, theksoi se hapja e një konsullate shqiptare në Kretë është një nevojë urgjente dhe e domosdoshme për mijëra bashkatdhetarë që jetojnë atje.
Krijimi i një kuadri të qartë, transparent dhe konkurrues për investimet private në infrastrukturë dhe shërbime publike, është në fokus të projektligjit “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali njoftoi sot nga selia e NATO-s në Bruksel, se Shqipëria është gati të mirëpresë Forumin e Korridorit VIII, i cili do të zhvillohet në Tiranë gjatë muajit shkurt 2026.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj u shpreh sot se në projektligjin “Për gjuetinë”, Zonat e Mbrojtura janë të përjashtuara nga gjuetia.
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike diskutoi projektligjin “Për nënproduktet me origjinë shtazore”, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mbrojtjes së shëndetit publik dhe të kafshëve në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.









