
Category: 24/7
Ministria e Mbrojtjes informoi sot se strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit për menaxhimin e prurjeve të larta si pasojë e reshjeve të shiut, pastrimin e akseve rrugore, mbrojtjen e banesave dhe evakuimin e qytetarëve në zonat e rrezikuara.
Shqipëria do të luaj në “play off”, në kuadër eliminatoreve të Botërorit 2026 përballë Polonisë, teksa Kosova ndaj Sllovakisë.
Projektbuxheti për vitin 2026 për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka kulturën si kryefjalën e tij, sektor i cili do të përfitojë pjesën më të madhe të fondeve.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, mori sot pjesë në prezantimin dhe raportimin e raportit vjetor të Prezencës së OSBE-së, ku mbajti edhe një fjalim para përfaqësuesve nga 57 delegacionet e Këshillit të Përhershëm.
Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot një tubim shkencor i cili u kthye në një nga ngjarjet më të rëndësishme mbarëkombëtare, Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, që mund të konsiderohet si gur themeli për identitetin dhe unitetin kombëtar.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dy masa sigurie për zv.kryeministren Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zëvendës Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Kuvendi ka miratuar pas mesnate me 83 vota pro dhe 32 kundër projektbuxhetin për vitin 2026 me vlerë 8.8 miliardë euro.
Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaroi sot në Kuvend se buxheti 2026 synon konsolidimin e Reformës në Drejtësi duke garantuar funksionimin e çdo hallke të sistemit dhe përmirësimin e shërbimeve për një drejtësi më të drejtë për të gjithë.
Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Këshilli Kombëtar i Integrimin Europian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA) organizuan sot një takim ndërgjegjësues me përfaqësues të institucioneve, botës akademike dhe organizatave të shoqërisë civile, pjesë e KKIE-së.









