
Category: 24/7
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në drekën e thirrur nga zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, me liderë dhe ministra të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Sallaku, nënshkruan sot marrëveshjen e re të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me fokus afrimin e studentëve me tregun e punës dhe përfshirjen më të gjerë të ekspertizës akademike në zhvillimin e sektorit bujqësor.
Programi i Ekselencës dhe Programi Kombëtar i Praktikave të Punës janë dy nisma të qeverisë që mundësojnë integrimin e të rinjve të diplomuar në administratën publike shqiptare.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar në rritje pritshmëritë për ekonominë shqiptare, duke parashikuar një rritje prej 3,5% në vitin 2026, nga 3,4% që vlerësonte në qershor
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave paraqiti një ekspozitë me dokumente origjinale mbi historikun e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë.
Forcimi i shërbimeve sociale dhe koordinimi i punës mes strukturave qendrore dhe rajonale ishin në fokus të një takimi të ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu me drejtuesit rajonalë të shërbimeve sociale.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në takimin informues të Bordit të Paqes, së bashku me Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, të mbajtur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor të vitit 2027, sipas Euronews.
Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri organizoi sot në Tiranë pritjen zyrtare me rastin e 77-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare, trupit diplomatik të akredituar në vend, personalitete të jetës publike, përfaqësues të medias, si dhe miq të marrëdhënieve shqiptaro-kineze.
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa u takua sot me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.









