“Territorialja”, kryetarët e bashkive Gramsh dhe Kolonjë: Decentralizimi të shoqërohet me buxhetim

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot dëgjesa me kryetarë të disa bashkive në vend, ku në fokus të diskutimeve ishte funksionimi i pushtetit vendor pas reformës territoriale të vitit 2014, sfidat e autonomisë financiare dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.

Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në shërbim në Firence

Dy punonjës të Policisë së Shtetit po kryejnë shërbim në Firence, përkrah kolegëve të Policisë Italiane, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkombëtar për sigurinë gjatë sezonit veror.

Transporti urban përjashtohet nga detyrimi për POS në autobusë

Operatorët e transportit publik urban brenda qyteteve janë përjashtuar nga detyrimi për instalimin e pajisjeve POS/POI në autobusë për pagesat me kartë bankare, sipas një shkese të Ministrisë së Financave drejtuar Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas.

Karakaçi: Shqipëria drejt “shoqërisë gigabit”, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi sot se “Shqipëria po punon për të harmonizuar zhvillimin e rrjeteve të komunikacioneve me standardet e Bashkimit Europian

Fluks i lartë në Rinas, 53 mijë pasagjerë kaluan aeroportin në 24 orë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po përjeton një nga periudhat më intensive të vitit, teksa fluksi i pasagjerëve vijon të rritet me ritmet e sezonit turistik veror.

Forcimi i marrëdhënieve, Rama pret ambasadorin turk

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti në një vizitë kortezie Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Ceyhun Erciyes.

Xi Jinping inspekton qytetin Dezhou të provincës Shandong

Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, President i Republikës Popullore të Kinës dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, theksoi gjatë turit të tij të inspektimit në qytetin Dezhou, Provinca Shandong, më 24 qershor se modernizimi bujqësor dhe rural është thelbësor për cilësinë dhe suksesin e përgjithshëm të modernizimit të Kinës

Poli i Dijes në Korçë gati për studentët, kushte për formim akademik dhe profesional

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo përcolli në rrjetet sociale, pamje nga Poli i Dijes, kampusi i ri që do të ofrojë auditorë, laboratorë dhe bibliotekë, duke i dhënë studentëve mundësinë të bashkojnë teorinë me praktikën dhe të zhvillojnë kreativitetin e tyre.

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të televizionit të njohur francez “France24” lidhur me protestën kundër projektit në Zvërnec.

Shqipëria dhe Eurojust angazhohen për thellimin e bashkëpunimit kundër krimit ndërkufitar

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari zhvilloi një takim në Hagë me presidentin e Eurojust, Michael Schmid, ku u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në luftën kundër krimeve ndërkufitare.