Fjalimi i plotë i presidentit kinez Xi Jinping në ceremoninë e mirëseardhjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump organizoi në Shtëpinë e Bardhë një ceremoni madhështore mirëseardhjeje për homologun e tij kinez Xi Jinping, që ndodhet për një vizitë shtetërore në ShBA. Në këtë ceremoni, presidenti Xi mbajti një fjalim, ku bëri thirrje për forcimin e shkëmbimeve e të bashkëpunimit dhe për bashkekzistencë paqësore ndërmjet të dy vendeve. Në vijim është fjalimi i plotë.

Porti ushtarak në Porto Romano, Abrazhda pret delegacionin italian

Një delegacion ushtarak italian, i kryesuar nga gjeneralmajor Luigi Casali, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit për realizimin e projektit të portit ushtarak në Porto Romano.

Expo Arbëria 2026, një urë mes kulturës, artit dhe sipërmarrjes shqiptare e arbëreshe

Për tri ditë, nga 18 deri më 20 shtator 2026, Spezzano Albanese u kthye në një nga qendrat e rëndësishme të botës arbëreshe. Edicioni i dytë i Expo Arbëria bashkoi delegacione nga Shqipëria dhe trevat shqiptare, përfaqësues të komuniteteve arbëreshe, studiues, artistë, drejtues institucionesh dhe qindra vizitorë, në një program ku kultura, historia, arti dhe zhvillimi ekonomik u vendosën në të njëjtën tryezë.

Xhemali takim me shoqëritë e sigurimit për projektligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”

Kërkesat për kapital të shoqërive të sigurimit do të bazohen në profilin e rrezikut të veprimtarisë së tyre, ndërsa shpërndarja e produkteve të sigurimit do t’u nënshtrohet kërkesave të përforcuara për mbrojtjen e konsumatorit.

Balla takon kongresmenin Ritchie Torres në Bronx, qendrën e komunitetit shqiptaro-amerikan

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Ritchie Torres, përfaqësues i distriktit të 15-të të New York-ut, që përfshin Bronx-in, zonën ku jeton edhe komuniteti më i madh shqiptar në New York.

Ambasadorja greke në COD, diskutohet mbi luftën kundër stereotipave në diplomaci dhe shoqëri

Roli i kulturës dhe diplomacisë në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe tejkalimin e stereotipave ishte në qendër të takimit “Diplomacia dhe Kultura – Greqia”, organizuar nga COD, ku e ftuar ishte ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Lamprini Komini.

Rregullat e BE-së për tregjet digjitale, projektligji konsultohet me biznesin

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zhvilloi një tryezë konsultimi me komunitetin e biznesit dhe institucionet publike për projektligjin që synon zbatimin në Shqipëri të Aktit për Tregjet Digjitale dhe Rregullores P2B të Bashkimit Evropian.

Kompani franceze dhe çeke i shtohen panairit Future2Tech 2026 për teknologjinë dhe inovacionin

Panairi Future2Tech 2026 është një nga platformat kryesore që sjell së bashku në një hapësirë të vetme institucione publike, kompani, sipërmarrës dhe aktorë të ekosistemit të teknologjisë dhe inovacionit.

Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.

Në njoftimin për shtyp të Presidencës bëhet e ditur se në këto takime, presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit.

Takimi vjen pas hetimeve të zhvilluara nga SPAK për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni. Ndaj Hysenit GJKKO vendosi masën “Arrest shtëpie”, me kërkesë të SPAK.

Pas këtyre zhvillimeve kryeministri Edi Rama liroi Hysenin nga drejtimi i SHISH, vendim që u dekretua menjëherë nga Kreu i Shtetit.

Rekord i të ardhurave doganore, 164,9 miliardë lekë në 8-mujorin e 2026-ës

Administrata Doganore ka shënuar një rekord të ri në të ardhurat e mbledhura gjatë 8-mujorit të parë të vitit, duke arkëtuar 164,9 miliardë lekë, ose 6,8 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.