
Category: 24/7
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Akademinë e Sigurisë, uroi sot oficerët e rinj të sigurisë dhe theksoi se kjo ceremoni shënon përmbylljen e një etape të rëndësishme në përpjekjet e përbashkëta për të rritur sigurinë në mjediset arsimore.
Prokurori i Përgjithshëm thirri sot në një mbledhje drejtuesit e prokurorive dhe prokurorë nga të gjitha prokuroritë për të diskutuar mbi çështje që lidhen me sigurinë e magjistratëve, nisur nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja.
Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, (SASPAC) Eridana Çano priti në një takim Salla Saastamoinen, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF)
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në një takim John Newbigin, OBE një nga figurat më të njohura ndërkombëtare në fushën e ekonomisë kreative.
Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet Negociuese për Anëtarësim i Këshillit të BE-së, COELA, u takua sot me Kryeministrin Edi Rama, Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe nënkryetaren Albana Vokshi.
Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari reagoi pas debateve dhe akuzave të opozitës ditën e sotme në Kuvend
Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës së dekretit që përcaktonte datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor.
Përgjatë Ministerialit të Procesit të Berlinit të zhvilluar në Belfast të Irlandës së Veriut, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mbajti fjalë përgjatë darkës së mirëseardhjes dhe në dy seancat e sotme plenare që lidheshin me sigurinë evropiane dhe pajtimin.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu vlerësoi sot rolin e domosdoshëm të oficerëve të sigurisë në shkolla, si një person kyç për garantimin e sigurisë së fëmijëve.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në ceremoninë e certifikimit të 112 oficerëve të rinj të dedikuar për sigurinë në shkollat e vendit









