BE rikonfirmon angazhimin për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit

Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet Negociuese për Anëtarësim i Këshillit të BE-së, COELA, u takua sot me Kryeministrin Edi Rama, Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe nënkryetaren Albana Vokshi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë shkruan se “BE27 rikonfirmuan seriozitetin dhe angazhimin e tyre për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, një proces që ecën bazuar në meritë dhe në zbatimin e reformave të prekshme dhe të qëndrueshme”.

Aktiviteti vjen në kuadër të një misioni faktmbledhës mbi ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet Negociuese për Anëtarësim i Këshillit të BE-së (COELA), ndodhet këtë javë në Tiranë, i shoqëruar nga Presidenca daneze e Këshillit të BE-së.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së do të zhvillojnë takime me institucionet shqiptare për të vlerësuar progresin e reformave dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm në procesin e integrimit.

Shqipëria ka hapur 28 kapituj të negociatave në vetëm 11 muaj, teksa 4 kapitujt e fundit u hapën më 16 shtator në Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE-në.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…