Procesi i Berlinit, Spiropali: Ballkani Perëndimor, potencial i pashfrytëzuar i Evropës

Përgjatë Ministerialit të Procesit të Berlinit të zhvilluar në Belfast të Irlandës së Veriut, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mbajti fjalë përgjatë darkës së mirëseardhjes dhe në dy seancat e sotme plenare që lidheshin me sigurinë evropiane dhe pajtimin.


Përgjatë Ministerialit të Procesit të Berlinit të zhvilluar në Belfast të Irlandës së Veriut, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mbajti fjalë përgjatë darkës së mirëseardhjes dhe në dy seancat e sotme plenare që lidheshin me sigurinë evropiane dhe pajtimin.

Mesazhet kryesore të Spiropalit u fokusuan tek rëndësia e shfrytëzimit të mekanizmave të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor; përfshirë Planin e Rritjes; forcimin e ekonomive; sundimin e ligjit; qëndrueshmërinë dhe fuqizimin e të rinjve – për të cilat Shqipëria qëndron si lidere e padiskutueshme në rajon dhe mbi të gjitha si faktor stabiliteti.

“Sfida si paqëndrueshmëria politike në Bosnjë-Hercegovinë, dialogu Kosovë-Serbi, agjenda destabilizuese e aktorëve të jashtëm, pranimi i përgjegjësive historike – si gjenocidi i Srebrenicës – dhe refuzimi i revizionizmit, duhen përballuar me udhëheqje vizionare për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe për të përmbyllur rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh Spiropali përgjatë darkës së mirëseardhjes të këtij ministeriali.

Gjatë fjalës së sotme në sesionin qendror të Ministerialit të Procesit të Berlinit, Spiropali theksoi se Ballkani Perëndimor nuk është një barrë mbi supet e Evropës, por një fuqi e pashfrytëzuar që pret të zgjohet.

“Shqipëria është dëshmia se ndryshimi i vërtetë nuk imponohet nga jashtë, ai lind nga brenda, kur udhëheqja ka vizion, kur reformat janë të guximshme dhe kur besimi bëhet shtylla e çdo transformimi”, deklaroi ajo.

Në këtë sesion që lidhej me sigurinë evropiane, Spiropali theksoi gjithashtu se: “Shqipëria qëndron fort përkrah BE-së dhe NATO-s, në mbrojtje të paqes, demokracisë dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Megjithatë, e ardhmja jonë nuk mbështetet vetëm në politikë, por edhe në gjallërinë ekonomike dhe ndërlidhjen rajonale.”

Ndërkohë, përgjatë sesionit tjetër që lidhej me pajtimin rajonal, Spiropali u ndal tek rëndësia që vendi ynë i kushton atij.

“Për Shqipërinë, pajtimi rajonal nuk është vetëm një zgjedhje politike, por një detyrim moral dhe një strategji për paqe e përparim. Sepse pajtimi i vërtetë nuk shkruhet në letër, ai ndërtohet në zemra. Ai kërkon guxim për t’u përballur me hijet e së shkuarës, dhembshuri për të nderuar kujtesën e viktimave, e mbi të gjitha, vizion për të ndërtuar një të ardhme ku ndryshimet nuk ngjallin frikë, por frymëzojnë bashkëjetesë”, u shpreh Spiropali.

Burimi ATSH

Investimet në infrastrukturë, Rama: Elbasani është në pozicion gjeografik strategjik

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste solli në vëmendje disa prej investimeve strategjike në qarkun e Elabsanit, duke…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Investimet në infrastrukturë, Rama: Elbasani është në pozicion gjeografik strategjik

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste solli në vëmendje disa prej investimeve strategjike në qarkun e Elabsanit, duke…