Demo: Marrëdhëniet me SHBA janë të shkëlqyera, partneriteti strategjik i padiskutueshëm

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot në një intervistë televizive se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera dhe partneriteti strategjik mes dy vendeve mbetet i konsoliduar.

Shqipëria depoziton pranë qeverisë së SHBA-së Instrumentin e Ratifikimit për pranimin në Kartën e Bordit të Paqes

Shqipëria ka depozituar sot pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës origjinalin e Instrumentit të Ratifikimit të “Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, njofton Ambasada e Shqipërisë në SHBA.

Spiropali: Shqipëria mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në fjalën e saj drejtuar Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, i mbledhur sot në Vjenë, në katërvjetorin e agresionit të paligjshëm rus mbi Ukrainën, deklaroi se qëndresa e Ukrainës ka qenë një shembull guximi dhe uniteti për Europën.

Gonxhja: Bashkëpunimi me Zvicrën, hap konkret drejt një industrie turistike më konkurruese

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në lansimin e Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2026–2028, një moment i rëndësishëm që forcon partneritetin mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Beja: Procedurat doganore, përmes Bllatës dhe Kakavijës deri në normalizimin e aksit Librazhd-Përrenjas

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, deklaroi në një konferencë për shtyp se, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe strukturat e saj kanë trajtuar me prioritet situatën e krijuar në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas, me qëllim mosndërprerjen e kryerjes së formaliteteve doganore.

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) është në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate që mund të krijohet pas shembjes së rrugës Librazhd-Përrenjas.

Policia e Shtetit: Plan masash për menaxhimin e situatës së qarkullimit rrugor

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, në një konferencë për mediet, tha sot se Policia e Shtetit, menjëherë pas njoftimit për dëmtimin e aksit Librazhd-Përrenjas, ka hartuar një plan masash për menaxhimin e situatës së qarkullimit rrugor.

Vengu takon komunitetin shqiptar në Hungari: Faktor në marrëdhëniet dypalëshe

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë një vizite zyrtare në Hungari zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova që jetojnë dhe punojnë në atë vend.

Spiropali, vizitë zyrtare në Prishtinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali do të zhvillojë ditën e nesërme, të mërkurën një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të pritet nga krerët më të lartë të shtetit.