Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e “Porto Romanos”, s’kam plan B veç BE-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “ndërtimi i portit të ri tregtar dhe ushtarak në Porto Romano do të trefishojë kapacitetet portuale të vendit dhe do të krijojë një zonë të lirë ekonomike, duke hapur rrugën për ndërtimin e dy porteve të reja të thata në Prishtinë dhe Shkup”.

Ky investim, sipas Ramës, krijon një pikë të rëndësishme ekonomike dhe strategjike logjistike, jo vetëm për rajonin, por edhe si një vlerë të shtuar për Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Porti i ri në Porto Romano është një nga proceset më të ndërlikuara që kemi realizuar. Është një plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi, të zakonshme mes vendeve që ndodhen në stade të ndryshme zhvillimi. Një proces shumë i sofistikuar, me projektin e studios më të madhe në botë për ndërtimin e infrastrukturës, nga Holanda, një garë e jashtëzakonshme por e monitoruar nga ekspertë të huaj”, deklaroi Kryeministri Rama.

Ai shtoi se “ata që e luftojnë projektin, ata që s’po lënë gur pa luajtuar për ta bllokuar projektin ne i dimë kush janë dhe i kanë bërë llogaritë gabim sepse projekti do bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Evropian. Për çdo gjë tjetër jam te C-ja”, u shpreh Rama.

Porti i ri në Porto Romano do të shërbejë si një qendër kyçe për transportin tregtar dhe ushtarak, duke rritur kapacitetin e Shqipërisë për të integruar më mirë infrastrukturën rajonale dhe duke tërhequr investime të huaja.

Ky projekt është pjesë e strategjisë së qeverisë për të zgjeruar kapacitetet portuale, për të rritur aftësitë logjistike dhe për të fuqizuar ekonominë kombëtare përmes investimeve infrastrukturore strategjike.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia