
Category: 24/7
Në edicionin e kaluar, Maratona e Tiranës mblodhi mbi 4 mijë pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Polonia, Ukraina, Kosova dhe Austria.
Nga e hëna deri të mërkurën, në orën 18, transmetohet në Kanalin e Përgjithshëm të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) dokumentari me tre pjesë “Zhdukja e krimeve të mashtrimit në telekomunikacion në veri të Mianmarit”.
Në Bruksel po zhvillohet sot mbledhja e grupit të punës për Zgjerimin dhe vendet që negociojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian (COELA), ku në fokus është pozicioni negociues i Shqipërisë për Kapitullin 20, “Sipërmarrja dhe Politika Industriale”.
Gjatë një vizite në Spitalin Onkologjik, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu bëri të ditur se po punohet për hartimin e një udhëzuesi të ri
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se ndryshimet e pritshme në Kodin e Procedurës Penale, veçanërisht ato që lidhen me paraburgimin, nuk kanë të bëjnë me veprimtarinë hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), por me nevojën për përafrimin e standardeve shqiptare me ato europiane.
Kryeministri Edi Rama ka pritur një përfaqësi të Kongresit të Shteteve të Bashkuara (US CODEL) në kopshtin e Kryeministrisë, ku ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt.
Shqipëria mirëpret nga 5 deri më 9 tetor grupin e ekspertëve të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), në kuadër të vizitës “One Health Country Visit on AMR to Albania”, me fokus forcimin e kapaciteteve kombëtare për parandalimin dhe kontrollin e rezistencës antimikrobike (AMR).
Ministrat e mbrojtjes të 6 vendeve bregdetare të Adriatikut dhe Jonit, Shqipëria, Italia, Greqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia, diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përballë një mjedisi gjithnjë e më kompleks strategjik.
Në ceremoninë e hapjes ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, vuri theksin te rëndësia e shtetit të së drejtës në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në BE.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se gjatë një takimi me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ambasadori amerikan Eric Wendt diskutoi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe rritjen e kapaciteteve të sigurisë.









