Rama: Nuk shkel vijën e kuqe për Ballukun për ta marrë në mbrojtje nga drejtësia

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u prezantua sot raporti i pesë anëtareve të PS-së në Këshillin e Mandateve në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.


Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u prezantua sot raporti i pesë anëtareve të PS-së në Këshillin e Mandateve në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, njëherësh, kryetar i Partisë Socialiste, vlerësoi Ballukun për aktivizimin e saj në terren si drejtuese politike e qarkut të Fierit.

Megjithatë Rama shtoi se nuk do të marrë në mbrojtje asnjë zyrtar i cili përballet me drejtësinë.

“Pak kush nga ne këtu i mban si Belinda Balluku kontaktet me territorin duke shkuar rregullisht në zonat që mbulon si drejtuese politike. Nuk kam në plan ta shpall as hero dhe as viktimë, Belindën sot dhe uroj që në hetimin e çështjes për të cilën ajo akuzohet se ka kryer në vepër penale, prokuroria të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni. Sepse në fund të ditës gjithkush pas të tetëmbëdhjetave varet nga këmbët e veta me ligj dhe me zakone. Unë si kryeministër nuk e kam as të mundur, por as të lejuar qoftë nga ligji, qoftë nga zakoni që t’i mbaj pishën asnjë bashkëpunëtori,” tha Rama.

Rama shtoi se “nuk kam ndërmend as t’ju them që Belinda Balluku është një njeri që durohet lehtë në punë, pasi ca më shume e ca më pak e dimë të gjithë sesa e lehtë është të merresh me të kur i thotë koka që ka të drejtë dhe do me çdo kusht që të dalë e vetja”.

“Nuk kam, jo e jo ndërmend, ta shpall të pafajshme për çfarë akuzohet apo të shkel për të vijën e kuqe të cilën e kam vizatuar para deputetëve në këtë sallë, të nesërmen e miratimit të Reformës në Drejtësi dhe vlen për të gjithë njësoj, duke e marrë në mbrojtje nga drejtësia dhe duke hyrë në përmbajtjen e çështjes gjëra që takojnë avokatit, prokurorit, gjykatësit, jam apo nuk jam unë dakord me këta të fundit”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

“Trasferirsi in Albania”

Një guidë praktike nga Giovanni Firera, për italianët që duan të njohin më mirë mundësitë e jetës, punës dhe investimit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Trasferirsi in Albania”

Një guidë praktike nga Giovanni Firera, për italianët që duan të njohin më mirë mundësitë e jetës, punës dhe investimit…