Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat me fluksin më të lartë të udhëtarëve për këtë sezon veror.

Veterinerët në terren pas zjarreve, mbi 300 krerë kafshë dhe 110 bletë të groposura në Elbasan

Fermerët e prekur nga zjarret mund të raportojnë rastet në numrin e gjelbër 0800 33 66 për të marrë mbështetjen e nevojshme.

Rama: Një udhëtim në Qeparo, midis blusë së Jonit dhe gjelbërimit

Qendra historike e fshatit Qeparo, ndodhet në bregdetin e Himarës dhe është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Malaj: 14770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor

Trendi në rritje i deklarimit të punonjësve ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në sigurimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit, por edhe në garantimin e të drejtave sociale për qindra mijëra qytetarë, përmes kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Koçiu: Shërbim cilësor pranë qendrës shëndetësore verore Palasë, mbi 1 mijë konsulta këtë sezon veror

Gjatë sezonit turistik veror janë në funksion të plotë 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Ato garantojnë shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj dhe do të jenë hapura deri në fund të shtatorit.

Begaj viziton fermën në Malësi të Madhe: Shembull i përkushtimit ndaj traditës

Presidenti Begaj po zhvillon vizita dhe takime me sipërmarrës në zonat rurale e të cilët bisedon për projektet dhe zhvillimin që sjell investimi në ngritjen e fermave blegtorale, agroturizmin dhe artizanatin.

Drejtoria e Rezervave të Shtetit shpërndan ushqim për bagëtinë në zonat e prekura nga zjarri

Pas situatës së rëndë të shkaktuar nga zjarret në disa zona të vendit, veçanërisht në Gramsh, Delvinë dhe Himarë, Ministria e Mbrojtjes ka ndërhyrë për të mbështetur blegtorët e dëmtuar, duke shpërndarë sasi të konsiderueshme koncentrati për ushqimin e bagëtive.

Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të rindërtohen falas shtëpitë e dëmtuara nga zjarret si dhe do të kompensohen bagëtitë e humbura.

MM: Përmirësim i dukshëm i situatës së zjarreve, 3 vatra ende aktive

Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën si pasojë e zjarreve në vend.

Drejtori i QSUT takon nga afër pacientët në Shërbimin Onkologjik

Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Florenc Spaho ka vizituar sot ambientet e Shërbimit Onkologjik për të komunikuar drejtpërdrejt me pacientët.