Salla: Digjitalizim verifikimit të produkteve për rritjen e eksporteve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se Shqipëria po kalon nga politikat në veprim, duke punuar për digjitalizimin e verifikimit të produkteve shqiptare.


Shqipëria po ndërmerr hapa konkretë për të forcuar konkurrueshmërinë e sektorit agro-ushqimor dhe për ta përgatitur atë drejt tregjeve evropiane dhe globale.

Në Tiranë u zhvillua sot Forumi i 3-të Kombëtar për Cilësinë dhe Standardet, organizuar nga UNIDO në bashkëpunim me Këshillin Shqiptar të Agrobiznesit (KASH), ku u theksua rëndësia e cilësisë dhe gjurmueshmërisë si çelës për suksesin në eksport dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se Shqipëria po kalon nga politikat në veprim, duke punuar për digjitalizimin e verifikimit të produkteve shqiptare. “Gjurmimi është pasaporta digjitale e fermerit shqiptar drejt konsumatorit europian”, u shpreh ai, duke nënvizuar se transparenca dhe origjina e produkteve janë garanci për hyrjen në tregun unik të BE-së.

Në emër të Zvicrës, partnerit kryesor të këtij procesi, ambasadorja Ruth Huber theksoi se cilësia nuk është thjesht kërkesë teknike, por themel i besimit mes prodhuesve shqiptarë dhe konsumatorëve evropianë. Ajo shtoi se Zvicra do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në përafrimin e standardeve me legjislacionin e BE-së.

Në këtë kuadër, Universiteti Bujqësor i Tiranës po finalizon një program të ri master shkencor për standardet dhe sistemet e cilësisë, në bashkëpunim me UNIDO. Rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku e përshkroi këtë nismë si një hap strategjik për përgatitjen e specialistëve që do të udhëheqin transformimin e sektorit bujqësor.

Kryetari i KASH-it, Agim Rrapaj, theksoi nevojën për bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat për të garantuar cilësinë dhe sigurinë ushqimore, me objektivin që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030.

Forumi, i zhvilluar paralelisht me Kongresin e 5-të të KASH-it, mblodhi përfaqësues të institucioneve, biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët ndanë përvojat dhe prioritetet për ngritjen e një infrastrukture të fortë cilësie që do të lehtësojë eksportet dhe integrimin ekonomik të vendit në Evropë.

Burimi ATSH

Hoxha takim me nënsekretaren amerikane Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me nënsekretaren amerikane Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker,…