Forcim i bashkëpunimit me BE-në për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u takua sot me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ku u diskutua për përmirësimin e shëndetit publik dhe mbrojtjes sociale në vend.


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u takua sot me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ku u diskutua për përmirësimin e shëndetit publik dhe mbrojtjes sociale në vend.

Gjatë takimit, ambasadori Gonzato theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në hartimin e politikave dhe ofrimin e shërbimeve thelbësore për qytetarët, me synim uljen e varfërisë dhe përfshirjen sociale.

Në Tiranë u zhvillua gjithashtu një takim me donatorë ndërkombëtarë, përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe organizatave joqeveritare, ku u diskutua për nxitjen e punësimit dhe përmirësimin e mbrojtjes sociale.

“Reformat drejt integrimit evropian kërkojnë përshtatje dhe aftësi të reja. Duhet të sigurohemi që askush të mos mbetet pas dhe që procesi i transformimit të ndërtojë një shoqëri të drejtë e gjithëpërfshirëse” u shpreh ambasadori Gonzato, duke theksuar se kujdesi social dhe solidariteti janë vlera themelore të Bashkimit Evropian.

BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë ripohuan angazhimin për të lidhur mbrojtjen sociale me punën e denjë dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Burimi ATSH

Hoxha takim me kryeministrin e Rumanisë: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë,…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me kryeministrin e Rumanisë: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë,…