Vengu: Objektiv madhor, Shqipëria qendër rajonale e industrisë së mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot objektivat e mbrojtjes në programin qeverisës 2025-2029.

Spiropali: Bashkimi Evropian duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali tha sot se Bashkimi Evropian duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës, ndërsa u shpreh e keqardhur që ende nuk kanë arritur konstituimin e Kuvendit.

Tirana përjeton magjinë e artit kinez me “Graceful Rhythms in Motion”

Me rastin e Javës së Kulturës Kineze, u mbajt sot në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë shfaqja e veçantë e operas dhe vallëzimit kinez “Graceful Rhythms in Motion”.

Prof. Asoc. Dr. Ermir Shahini, zëri i ri i ekonomisë shqiptare

Shqipërisë i duhen më shumë figura të tilla. Ndërsa Durrësi, si gjithmonë, mbetet i privilegjuar që në gjirin e vet ka një intelektual që e nderon dhe e bën pjesë të hartës globale të dijes.

Spiropali me Metsolën e Tajanin: Miqtë evropianë, mbështetje për anëtarësimin në BE brenda dekadës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali iu bashkua një mëngjesi pune të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani në Nju-Jork.

Begaj në Nju-Jork: Për Shqipërinë, multilateralizmi është themeli i sigurisë sonë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori pjesë sot në takimin e Nivelit të Lartë të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” që u zhvillua në Harvard Club në Nju-Jork.

Zgjedhjet në Tiranë, Rama: Manastirliu ka mbështetjen e plotë të PS, rivalët garojnë për të humbur

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një takim me deputetë të qarkut Tiranë si dhe ministrat e qeverisë

Begaj në Nju-Jork, takim me Macron: Mik i mirë i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që zhvillohet në Nju-Jork në datat 22-27 shtator 2025.

Nënkryetarja e Kuvendit, vizitë në Qendrën Burimore për nxënësit që nuk dëgjojnë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, zhvilloi një vizitë në Qendrën Burimore për nxënësit që nuk dëgjojnë.

DIVA 2025, zbritje 48 mijë lekë zbritje për fëmijë, 20 milionë euro rimbursimi për familjet

Administrata Tatimore do të zbatojë deklaratën e re DIVA për vitin 2025, në përputhje me ndryshimet e fundit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.