Salla në Himarë: Bujqësia dhe turizmi, boshti i zhvillimit të qëndrueshëm të zonës

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një bashkëbisedim në Himarë me operatorë turistikë, fermerë dhe përfaqësues të biznesit lokal, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë, Vangjel Tavo.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një bashkëbisedim në Himarë me operatorë turistikë, fermerë dhe përfaqësues të biznesit lokal, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë, Vangjel Tavo.

Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të zonës, ku ministri Salla theksoi se Himara është një nga pasuritë natyrore më të çmuara të vendit, me potencial të jashtëzakonshëm si në turizëm, ashtu edhe në bujqësi.

Ministri Salla nënvizoi se lidhja mes këtyre dy sektorëve është thelbësore.

“Turizmi i qëndrueshëm ndërtohet mbi produktet lokale dhe bashkëpunimin e ngushtë mes fermerëve, komunitetit dhe biznesit”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se në strategjinë “Bujqësia 2030” prioritet mbetet forcimi i prodhimit vendas, rritja e sigurisë ushqimore, adoptimi i teknologjisë së gjelbër dhe zhvillimi i zonave rurale në mbështetje të ekonomisë lokale.

Për Himarën, kjo strategji përkthehet në mbështetje për fermerët e vegjël, promovim të produkteve autentike të zonës, nxitje të agroturizmit dhe diversifikimit të aktiviteteve rurale, si dhe investime në ujitje dhe infrastrukturë bujqësore.

Ministri shtoi se sfida për vitin 2026 është “kthimi i këtyre mësimeve dhe përvojave në politika konkrete që i shërbejnë komunitetit dhe ekonomisë lokale”.

Ministri Salla shprehu bindjen se Himara, me potencialin e saj të jashtëzakonshëm dhe me vizionin që po ndërtohet bashkë me aktorët lokalë, do të vazhdojë të jetë një shembull i zhvillimit të qëndrueshëm në vend.

Burimi ATSH

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…