
Category: 24/7
Kryetarja e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi tha sot se i gjithë procesi i punës së këtij komisioni do të fokusohet tek integrimi në Bashkimi Europian.
Kryetari i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Bledar Çuçi bëri të ditur sot se janë rritur grantet që i dedikohen bashkive për emergjencat civile, si dhe është siguruar një shpërndarje më e drejtë e këtyre fondeve mbi bazë risku.
Kryetarja e komisionit parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, Anila Denaj, deklaroi se ky komision është një nga strukturat e reja parlamentare, i krijuar për t’u fokusuar në çështje strategjike që lidhen me energjinë, infrastrukturën dhe mjedisin, si sektorë thelbësorë për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.
Kryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Evis Kushi në hapjen e vitit të ri kuvendor të grupit parlamentar të Partisë Socialiste foli mbi punën që ky komision do të kryejë këtë sesion parlamentar.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Iris Luarasi tha sot se të drejtat nuk janë një sektor, por një dimension që prek çdo fushë të qeverisjes.
Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas jehonës që krijoi në disa medie në Athinë, bashkëbisedimi i tij me gazetarin John Defterios, në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi.
Ditët e fundit ka patur disa zhvillime shumë të rëndësishme midis Kinës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me disa aspekte tregtare për makinat elektrike, kryesisht për çështjen e tarifave, shmangien e subvencioneve evropiane për to, çmimet minimale të tyre në treg, etj.
Presidenti Bajram Begaj firmosi sot disa dekrete që lidhen me ndryshime dhe emërime në strukturat drejtuese të Forcave të Armatosura.
Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar ku u diskutua në lidhje me sfidat parlamentare për Shqipërinë 2030.
E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, mori sot pjesë në përfundimin e trajnimit nga FBI të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve.









