Kuvendi rrëzon ngritjen e dy komisioneve hetimore

Kuvendi rrëzoi kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Spiropali merr mbështetje në parlamentin danez: Kontribuojmë në vlerat dhe stabilitetin e BE-së

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ishte sot në takimin me Komitetin për Punët e Jashtme të Parlamentit danez në Kopenhagë.

Manja: Kemi detyrimin të zgjedhim Avokat Populli mbi palët

Kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi sot se Kuvendi ka detyrimin t’i japë Shqipërisë një Avokat Populli dinjitoz, mbi palët.

Dëgjesë publike për Planin e Menaxhimit të Integruar për Qendrat Historike Berat e Gjirokastër

Në qytetin e Beratit u bë dëgjesa publike mbi draftin e Planit të Menaxhimit të Integruar, të hartuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të Universitetit Politeknik të Tiranës, Universitetit të Tiranës, Universitetit të Firences dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

“Lulu Fest”, homazh për artin frymor dhe trashëgiminë muzikore korçare

Korça mirëpriti edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Bandave Frymore “Air Beat Festival – Lulu Fest”.

Kumbaro me ambasadoren Suard: Koordinim për projektin e Liceut Franko-Shqiptar

Rilindja e Liceut Franko-Shqiptar në Korçë si dhe ofrimi i programeve nga Universiteti i Teknologjisë së Compiègne në Universitetin Politeknik të Tiranës janë dy bashkëpunime me Francën që po projektohen në fushën e arsimit.

Duka: Bazë materiale dhe fushë të re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, priti sot në një takim zyrtar dy krerët e komunave të Luginës së Preshevës, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, të shoqëruar nga zyrtarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Ballanca: Domosdoshmëri rritja e numrit të gjyqtarëve

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca u shpreh sot se harta e re gjyqësore dhe ulja e numrit të gjykatave nuk e ka përmirësuar perceptimin e qytetarëve për drejtësinë.

Ballanca: Vetëm 23% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit u zbatuan plotësisht

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca prezantoi sot në Kuvend, raportin vjetor të veprimtarisë së këtij institucioni gjatë vitit 2024, vit që sipas saj, është karakterizuar nga një kontekst global sfidues për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Crowdfunding, lehtëson aksesin në financim për startup-et dhe angazhon diasporën

Crowdfunding po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një alternativë reale ndaj formave tradicionale të financimit, duke ndihmuar startup-et dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) të sigurojnë kapital për zhvillim, inovacion dhe krijim të vendeve të reja të punës.