
Category: 24/7
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder shprehu sot bindjen se Shqipëria mund të përmbyllë të gjithë grup-kapitujt e negociatave për integrim deri në vitin 2027.
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder deklaroi sot se raporti i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri vlerëson se teknikisht zgjedhjet e 11 majit ishin shumë të mira.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pamjet mbi ecurinë e një projekti të rëndësishëm urbanistik në Durrës, që mban firmën e arkitektit italian Marco Casamonti. Rama shprehet se vepra është një shëmbëlltyrë tërheqëse e Durrësit turistik 2030
Më datat 20-23 tetor 2025, Plenumi i Partisë Komuniste të Kinës mblodhi seancën e tij.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj vlerësoi sot se aderimi në protokollin shtesë të Konventës për kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR), lidhur me faturën elektronike të ngarkesës, synon modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të transportit ndërkombëtar të mallrave.
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder u bëri thirrje sot palëve politike në Shqipëri që pavarësisht diferencave politike të punojnë bashkë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian
Në këtë edicion të 27-të të këtij aktiviteti, Shqipëria prezanton projektin e Parkut Arkeologjik Kombëtar të Bylisit.
Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në promovimin e ndërsjellë të turizmit ishte në fokus të takimit mes drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela dhe ambasadorit të Italisë në Tiranë, Marco Alberti.
U mbajt në Qendrën e Konferencave “Hyeok” në Gyeongju të Koresë së Jugut faza e parë e Takimit të 32-të Ekonomik të Liderëve të APEC-ut. Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në këtë takim dhe mbajti fjalimin me titull “Ndërtimi i një ekonomie gjithëpërfshirëse dhe të hapur të Azi-Paqësorit”.
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese rreth orës 09:35 minuta. Seanca nisi në orën 10:00′.








