Online procedura për privatizimin e truallit shtetëror, 20% ulje për kërkesat para 1 korrikut 2012

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e procedurave të hollësishme për kalimin e pronësisë së truallit shtetëror në përdorim dhe miratimin e modelit të aktit të kalimit.


Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e procedurave të hollësishme për kalimin e pronësisë së truallit shtetëror në përdorim dhe miratimin e modelit të aktit të kalimit.

Sipas vendimit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) do të kryejë të gjitha procedurat administrative për kalimin e pronësisë së truallit, duke përfshirë rastet kur ndërtesat janë privatizuar ose janë ngritur me leje ndërtimi pas vitit 1991.

Procedura fillon sipas përcaktimeve të ligjit “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” dhe kërkesat paraqiten online përmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Vendimi parashikon pagesa për sipërfaqet e truallit me funksion social-ekonomik, ndërsa trualli për ndërtesat e banesave të transferohet pa pagesë.

Përfituesit që kanë paraqitur kërkesë për privatizim të truallit para 1 korrikut 2012 do të përfitojnë ulje 20% nëse kryejnë pagesën brenda 30 ditëve nga njoftimi.

ASHK-ja është përgjegjëse për verifikimin e pronësisë mbi ndërtesën, posedimin në terren të truallit dhe pagesën e detyrimeve të taksave.

Procedura administrative përfundon brenda 60 ditëve nga depozitimi i kërkesës, ndërsa vendimi për kalimin e pronësisë njoftohet dhe regjistrohet në regjistrin kadastral.

Për truallin që ndodhet në administrim të institucioneve shtetërore ose njësive vendore, miratimi i kalimit të pronësisë shfuqizon përgjegjësinë e administrimit.

Vendimi rregullon gjithashtu procedurat për ndërtime pa leje dhe ndryshimet minimale të sipërfaqes së truallit.

Ky vendim hyn në fuqi pas publikimit në “Fletoren Zyrtare”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Korçë, ku mori pjesë në takimin për konsultimet publike në lidhje me Reformën e…

Global 360

Haxhiu: Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë përpjekjeve për ta shtrembëruar historinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Korçë, ku mori pjesë në takimin për konsultimet publike në lidhje me Reformën e…