Brataj: Po qarkullon nënvarianti A i gripit, prek më shumë fëmijët

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh sot, se në Shqipëri po qarkullon një nëntip i ri i gripit A, që përhapet më shpejt dhe shkakton më shumë persona të prekur në një kohë të shkurtër.


Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh sot, se në Shqipëri po qarkullon një nëntip i ri i gripit A, që përhapet më shpejt dhe shkakton më shumë persona të prekur në një kohë të shkurtër.

Brataj e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste televizive, ndërsa theksoi se e veçanta e sezonit të gripit këtë vit, është fakti që ai ka “trokitur” 3-4 javë më shpejt, krahasuar me vitet e kaluara.

“Sezoni i gripit është në kohën e vet, por e veçanta e këtij sezoni është që në Evropë dhe në vende të tjera ka mbërritur tre apo katër javë më parë se zakonisht. Ardhja para ka ndikuar disi. Në këtë sezon ka një nëntip të ri të gripit A, H3N2, që është nënvarianti K, i cili është më virulent në përhapje dhe shkakton më shumë të infektuar në një kohë më të shkurtër”, tha ai.

“Në Angli, në Irlandë u mbyllën edhe disa shkolla për shkak të numrit të madh të nxënësve që mungonin, por edhe stafit pedagogjik që ishte i prekur. Në momentin që bëhen bashkë një infeksion viral, me gripin dhe sëmundjet e tjera si RSV, por edhe Covidi që ka qenë dhe është prezent, kjo çon në një seri virusesh që bashkëjetojnë këto momente. Gripi këtë vit ka nënvariantin e ri që përhapet shumë më shpejt dhe shkakton një numër të madh të sëmurësh që mund të jenë të lehtë, të mesëm dhe të rëndë që kanë nevojë për shtrim në spital”, pohoi Brataj.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, theksoi se mes masave që janë të zakonshme nga higjiena, te larja e duarve apo ajrimi i ambienteve, një nga masat mund të jetë edhe mbyllja e shkollave për një kohë të shkurtër, nëse ka numër të lartë nxënësish të prekur në institucionet arsimore.

Veçantia e këtij nëntip gripi, sipas Bratajt është fakti se prek më shumë fëmijët, e këta të fundit janë me imunitet më të ulët për ta luftuar këtë infeksion, për shkak se nuk janë ndeshur më përpara me të.

“Veçori tjetër e këtij tipi është fakti që shumë nga fëmijët janë me një imunitet më të ulët, në kuptimin që nuk e kanë ndeshur këtë nëntip, e sigurisht është një gjë e re për fëmijët që e kapin për herë të parë gripin. Kështu që, infeksioni përhapet më shpejt tek ata, e gjen imunitetin pothuajse zero ose shumë të ulët në krahasim me ata që e kanë kaluar gripin që janë mosha të rritura tani”, tha Brataj.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Firmoset marrëveshja me ENI-n, Ibrahimaj: Studim fizibiliteti për krijimin e kapaciteteve kombëtare të produkteve të naftës dhe gazit

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Firmoset marrëveshja me ENI-n, Ibrahimaj: Studim fizibiliteti për krijimin e kapaciteteve kombëtare të produkteve të naftës dhe gazit

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i…