
Rreth 237 mijë aplikime online për certifikatën e gjendjes gjyqësore në 10 muaj
Platforma qendrore e shërbimeve online, e-Albania, vijon të mbetet një nga mjetet më të përdorura nga qytetarët, bizneset dhe të huajt për të marrë shërbime shtetërore në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.

Platforma qendrore e shërbimeve online, e-Albania, vijon të mbetet një nga mjetet më të përdorura nga qytetarët, bizneset dhe të huajt për të marrë shërbime shtetërore në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.
Një nga shërbimet më të kërkuara është Certifikata e Gjendjes Gjyqësore (Dëshmia e Penalitetit), e cila tashmë merret tërësisht online me vulë elektronike, pa nevojë për paraqitje fizike pranë sporteleve.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 10 muajt e parë të vitit 2025, janë regjistruar 236,526 aplikime online për këtë dokument, kundrejt 222,306 aplikimeve që ishin një vit më parë, duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të përdorimit të platformës dhe besimin e qytetarëve në shërbimet digjitale të administratës.
Shërbimi përmes e- Albanias u mundëson aplikantëve të marrin certifikatën 24/7, nga çdo pajisje elektronike; ta shkarkojnë atë me vulë elektronike të vlefshme për të gjitha institucionet publike dhe private; të shmangin radhët dhe kohën e humbur në sportele; ta përdorin dokumentin si provë zyrtare në proceset e punësimit, aplikimeve administrative apo procedurave ligjore.
Burimi ATSH



















