Universiteti i Tiranës akordon Medalje Ari e Argjendi për 2 punonjës të policisë

Universiteti i Tiranës akordoi sot Medalje Ari dhe Argjendi në “Master Ekzekutiv në Kriminologji”, për 2 punonjësit e policisë, Altin Menën dhe Oliger Torbën.


Universiteti i Tiranës akordoi sot Medalje Ari dhe Argjendi në “Master Ekzekutiv në Kriminologji”, për 2 punonjësit e policisë, Altin Menën dhe Oliger Torbën.

Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda vlerësoi dhe inkurajoi 2 punonjësit e Policisë, me detyra aktuale përkatësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nëpërmjet një ceremonie të përbashkët me Universitetin e Tiranës që u përfaqësua nga Rektori, Artan Hoxha.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Proda u shpreh se kjo ceremoni shënon jo vetëm arritjen akademike të dy oficerëve, por edhe një hap tjetër të rëndësishëm në rrugën e modernizimit dhe civilizimit të Policisë së Shtetit.

“Siç e kemi bërë me dije, në Akademinë e Sigurisë, këtë vit, për herë të parë, për punonjësit e Policisë, u hap programi Master Shkencor “Siguria Publike dhe Hetimi i Krimit”, si dhe u shtuan kuotat nga 100 vitin e kaluar në 150 këtë vit për maturantë për Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, dhe 50 kuota për punonjësit e Policisë për rolin e parë drejtues, me qëllim që të rrisim kapacitetet profesionale nëpërmjet shkollimit dhe trajnimeve.

“Ne jemi krenarë kur oficerët tanë, qoftë ata që vijojnë masterin në Akademinë e Sigurisë apo për gradën “Nënkomisar”, por edhe ata që vijojnë studimet në universitetet e vendit, krahas përmbushjes së detyrës, vijojnë rrugën e dijes dhe investojnë tek vetja për t’u bërë më të aftë dhe më të përgatitur për sfidat e kohës”, tha Proda.

Sipas tij kjo iniciativë dhe përpjekje për ta hapur Policinë e Shtetit janë dëshmi e seriozitetit tonë si institucion dhe e standardeve që ndërtojmë çdo ditë.

Ndërkaq, Rektori i Universitetit, Hoxha, ndër të tjera, tha gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni se “arsimi është një mënyrë e lidhjes së të gjithë shoqërisë, përfshi edhe veprimtarinë e vështirë të Policisë së Shtetit, dhe që edukimi është pjesë e kujtdo që shërben dhe që ajo që konsiderohet edukim i vazhduar, është dhe rezultati i veprimtarisë së çdo institucioni që universitetin, dijen e shikon si një mundësi për më shumë”.

“34 punonjës policie në një program me rreth 250 studentë, është një pjesëmarrje dhe një vlerësim i posaçëm që është bërë falë dëshirës së individëve por edhe të mbështetjes që ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme, nga Drejtorët, të cilët e shikojnë si një mundësi më shumë edukimin e vazhduar të funksionarëve të Policisë së Shtetit”, tha ai.

Hoxha vijoi më tej se “2 Drejtues policie të cilët kanë ndjekur programin, njëri është vlerësuar me medalje ari, tjetri është vlerësuar me medaljen e argjendit në programin e studimit Master në Kriminologji. I bëjnë nder vetes, i bëjnë nder institucionit dhe Policisë së Shtetit, por njëkohësisht i bëjnë nder edhe Universitetit të Tiranë”.

Gjatë ceremonisë, Kryekomisar Torba, shprehu mirënjohje për vlerësimin me Medalje Ari dhe theksoi se “mbështetja e posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm për një arsimim të denjë të strukturave të Policisë së Shtetit, na motivon për përmbushjen e detyrave funksionale dhe një shërbim më të mirë për qytetarët”.

Drejtues Altin Mena, i vlerësuar nga Universiteti, me Medalje Argjendi, shprehu mes emocionesh se kjo ceremoni “do të jetë një nga më mbresëlënëset për mua personalisht”.

“Po ashtu, dua të falënderoj gjithë trupën pedagogjike të Fakultetit të Drejtësisë për angazhimin, përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin ata e përcollën këtë program për ne si studentë të tyre. Gjithashtu, dua të theksoj se, nëpërmjet shkollimit dhe trajnimit të vazhdueshëm, ne jemi në gjendje t’ju ofrojmë një shërbim sa më cilësor dhe profesionist qytetarëve dhe t’i shërbejmë me integritet institucionit ku marrim pjesë. Kështu që ju falënderoj përzemërsisht për organizimin e kësaj ceremonie”, tha ai.

Vlerësimi për 2 punonjësit, dëshmi e profesionalizmit dhe angazhimit shumëdimensional të punonjësve të Policisë, me qëllim shërbimin sa më të denjë, ndaj qytetarëve, dhe garantimin efektiv të zbatimit të ligjit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Silvinjo: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë

Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është…

Global 360

Osmani: 28 dhjetor, mbahen zgjedhjet në Kosovë

Më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, njofton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Silvinjo: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë

Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është…