Aristidh Ruçi, firmëtari i mohuar dhe i persekutuar

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” në ekspozitën virtuale “Firmëtarë të mohuar dhe të persekutuar”, solli sot në vëmendje figurën e Aristidh Ruçit


Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” në ekspozitën virtuale “Firmëtarë të mohuar dhe të persekutuar”, solli sot në vëmendje figurën e Aristidh Ruçit.

Aristidh Ruçi lindi më 11 mars 1875 në Sheper të Zagorisë. Mësimet e para i mori në shkollën e fshatit, më pas zhvendoset në Janinë për të ndjekur studimet e mesme në gjimnazin “Zosimea”. Jetoi në Stamboll për 2 vjet dhe kthehet sërish në Janinë gjatë viteve 1899-1904. Këto lëvizje i dhanë mundësinë që të binte në kontakt me figura të mëdha si Naim Frashëri, Shahin Kolonja apo Jani Vruho. Në vitin 1906 u vendos në qytetin e Vlorës për të qëndruar aty deri në fund të jetës se tij, ku u bë një ndër tregtarët më të njohur të qytetit. Aristidh Ruçi kthehet në një figurë të rëndësishme dhe më një veprimtari të gjerë kombëtare.

Në 1908 u bë anëtar i klubit patriotik “Labëria” të Vlorës. Emri i tij lidhet me përpjekjet për përhapjen e gjuhës shqipe. Së bashku me Tod Lubonjarin siguronin libra e gazeta shqip dhe i shpërndanin në Lubonjë, Picar, Armen e Treblovë, apo duke çelur kurse të fshehta ku mësohej gjuha shqipe.

Në 1911 – organizator i Kuvendit të Drashovicës.

Në Kuvendin Kombëtar më 28 nëntor 1912 Ruçi ishte delegat i Tepelenës dhe firmëtar i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë.

Gjithashtu ai ishte themelues i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” që ndihmoi në organizimin e Luftës së Vlorës në 1920.

Së bashku me atdhetarë të tjerë hartuan rregulloren e shoqërisë patriotike “Përlindja Kombëtare”.

Gjatë viteve në vijim u përfshi në jetën demokratike të vendit, siç ishte Federata “Atdheu” dhe Shoqëria “Bashkimi”.

Në 1921-1939 zgjidhet anëtar i Këshillit Administrativ të Bashkisë së Vlorës, ndërsa më 1937 anëtar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare.

Në 1939, së bashku me kryetarin e bashkisë Vlorë, Ali Asllanin dhe mjekët Vasil Dhimitri e Pavlo Pavli krijuan Degën e Kryqit të Kuq për Vlorën.

Gjatë periudhës së pushtimit, si pasojë e veprimtarisë antifashiste, arrestohet dhe internohet në Itali. Me kthimin e tij në Shqipëri arrestohet nga sistemi i vendosur komunist si tregtar i madh. Pas 2 vitesh burgim lihet i lirë, por duke i sekuestruar çdo gjë që kishte pasur, madje dhe orenditë shtëpiake.

Vdiq në 11 prill 1950, ku vdekja e “Mendjes së Vlorës” (siç e cilësonin bashkëkohësit e tij) u la në hije nga shtypi i kohës.

Marrë nga ATSH

Media franceze “Ulysse”: Shqipëria, destinacioni që po tërheq miliona vizitorë

Me plazhet, malet dhe qytetet e saj, që pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, Shqipëria, një destinacion i Ballkanit, po përjeton…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Media franceze “Ulysse”: Shqipëria, destinacioni që po tërheq miliona vizitorë

Me plazhet, malet dhe qytetet e saj, që pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, Shqipëria, një destinacion i Ballkanit, po përjeton…