AAPSK, memorandum bashkëpunimi me agjencinë homologe të Bosnjë-Hercegovinës

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), e përfaqësuar nga kryeadministratorja e saj, Risena Xhaja, ka nënshkruar në Tiranë Memorandumin e Partneritetit dhe Bashkëpunimit me Agjencinë për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës (FAZUOI), e përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv, Emir Bašić.


Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), e përfaqësuar nga kryeadministratorja e saj, Risena Xhaja, ka nënshkruar në Tiranë Memorandumin e Partneritetit dhe Bashkëpunimit me Agjencinë për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës (FAZUOI), e përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv, Emir Bašić.

Në njoftimin e AAPSK-së thuhet se ky memorandum, që vjen në vazhdën e marrëveshjes së nënshkruar më herët me Agjencinë për Rikuperimin dhe Menaxhimin e Pasurive (ARMA) të Ukrainës, përbën një tjetër hap të rëndësishëm në rrjetëzimin rajonal dhe ndërkombëtar të institucioneve përgjegjëse për administrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

“Ai forcon bashkëpunimin ndërinstitucional në fushën e administrimit dhe përdorimit social të pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, duke krijuar bazën për projekte të përbashkëta, shkëmbim përvojash, trajnime dhe nisma të përbashkëta ndërgjegjësuese”, thuhet në njoftimin zyrtar.

AAPSK cilëson se “nëpërmjet këtij dokumenti, palët angazhohen të zhvillojnë veprimtari të përbashkëta kërkimore, arsimore dhe praktike, të nxisin shkëmbimin e informacionit, si dhe të ndërtojnë platforma të përbashkëta bashkëpunimi në fushën e menaxhimit të pasurive, në përputhje me standardet më të mira evropiane”.

Pas nënshkrimit të Memorandumit, Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, theksoi se “kjo marrëveshje konsolidon rolin e Shqipërisë si një partner i besueshëm në rrjetin evropian dhe rajonal të institucioneve që luftojnë krimin e organizuar, përmes administrimit transparent dhe me përgjegjësi të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”.

Nga ana e tij, drejtori i FAZUOI, Emir Bašić, vlerësoi bashkëpunimin me AAPSK si një hap të rëndësishëm për ndërtimin e një fronti të përbashkët institucional kundër pasurimit të paligjshëm, duke theksuar rëndësinë e ndarjes së përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet vendeve të rajonit.

Nënshkrimi i këtij memorandumi vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të AAPSK për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të avancuar integrimin e Shqipërisë në rrjetet evropiane të menaxhimit të pasurive, në mbështetje të parimeve të sundimit të ligjit dhe transparencës.

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…