“Të drejtat e njeriut”, miratohen ndryshimet ligjore që forcojnë sigurinë juridike të OJF-ve

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi sot projektligjin “”Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, i cili garanton më shumë liri organizimi dhe siguri juridike për Organizatat jofitimprurëse.


Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi sot projektligjin “”Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, i cili garanton më shumë liri organizimi dhe siguri juridike për Organizatat jofitimprurëse.

Për prezantimin e këtij projektligji, i fituar ishte zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, ndërsa nisma ligjore u relatua nga deputetja Kiduina Zaka, e cila vlerësoi rëndësinë e projektligjit dhe ftoi kolegët ta miratojnë.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Pika e dytë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i projektligjit “Për barazinë gjinore”. Për të prezantuar këtë projektligj ishte e ftuar zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, e cila u shpreh se nisma ligjore ka për qëllim garantimin e të drejtave për gratë dhe burrat dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

“Projektligji forcon më tej politikën për barazinë gjinore. Objektiv është përmirësimi i masave dhe mekanizmave për mbrojtjen, promovimin e barazisë gjinore mes grave dhe burrave. Qëllim kryesor është sigurimi i të drejtës së çdo individi dhe për mbrojtjen nga diskriminimi. Projektligji është rezultat i një pune të thelluar, janë bërë konsultime të gjëra me organizata të shoqërisë civile, etj. Kemi pasur ekspertizë të thelluar. Kemi harmonizuar projektligjin me direktivat e Bashkimit Evropian”, u shpreh Seferi.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni vendosi që projektligji në fjalë të votohet në mbledhjen e radhës.

Në punimet e këtij komisioni, deputeti i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku tha se në Komisionin Parlamentar për Të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, u prezantuan dy nisma të rëndësishme, si ndryshimet në ligjin “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, edhe projektligji “Për barazinë gjinore”.

Sipas Maznikut, projektligji “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse” garanton më shumë liri organizimi dhe siguri juridike për OJF-të, ndërsa projektligji i ri “Për barazinë gjinore”, përditëson kuadrin ligjor për të siguruar barazinë reale mes grave dhe burrave në çdo fushë të jetës, duke e bërë këtë parim një standard të matshëm dhe të zbatueshëm në praktikë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…