Mbrojtja e mjedisit, BE grante deri në 50 mijë euro për zgjidhje pa plastikë

Në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian “BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytete të Jetueshme” është hapur thirrja e quajtur SUP2LOOP, që mbështet inovacionin e sektorit privat për të përmbushur objektivat mjedisorë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Delegacioni i Bashkimit Evropian fton bizneset, start-up-et dhe ndërmarrjet e sektorit Hoteleri–Restorante–Katering (HoReCa) të aplikojnë për grante që reduktojnë ose zëvendësojnë plastikën njëpërdorimëshe dhe nxisin ekonominë qarkulluese në Shqipëri.

Grantet shkojnë deri në 50 mijë euro për zgjidhje pa plastikë.

Pas aplikimit, faza e radhës është Hackathoni më 17-18-19 nëntor në Tiranë – për të kthyer idetë në zgjidhje konkrete, për të ndërtuar prototipe të gjelbra dhe modele biznesi të qëndrueshme, me mbështetjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë.

Të interesuarit duhet të aplikojnë përpara datës 29 tetor.

Lexo më shumë nga

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia