INSTAT: Eksportet rriten me 14,8%, deficiti tregtar ulet me 13,9% në shtator

Eksportet shënuan rritje të fortë në shtator 2026, duke arritur në 31,2 miliardë lekë, me një rritje prej 14,8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

default

Eksportet shënuan rritje të fortë në shtator 2026, duke arritur në 31,2 miliardë lekë, me një rritje prej 14,8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Paralelisht, deficiti tregtar u ngushtua me 13,9% krahasuar me gushtin, duke reflektuar një ecuri më të favorshme të shkëmbimeve tregtare gjatë muajit.

Sipas të dhënave për tregtinë e jashtme, eksportet u rritën me 52,1% edhe në krahasim me muajin gusht 2026, ndërsa importet arritën në 78,6 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 4,8%.

Deficiti tregtar në shtator zbriti në 47,3 miliardë lekë, me një ulje prej 0,9% krahasuar me shtatorin e vitit 2025 dhe 13,9% në raport me muajin paraardhës.

INSTAT bën të ditur se, në rritjen e eksporteve ndikimin kryesor pozitiv e dhanë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, me 12,8 pikë përqindje, të ndjekura nga materialet e ndërtimit dhe metalet, me 3,4 pikë përqindje, si dhe makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit, me 1,8 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, grupi i tekstileve dhe këpucëve vijoi të ndikojë negativisht në ecurinë e eksporteve, me 5,5 pikë përqindje.

Në anën e importeve, ndikimin më të madh në rritjen vjetore e dhanë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, me 3,2 pikë përqindje, ndërsa materialet e ndërtimit dhe metalet, si dhe ushqimet, pijet dhe duhani kontribuuan me nga 0,5 pikë përqindje.

Të dhënat e shtatorit tregojnë një rritje të eksporteve si në krahasim vjetor, ashtu edhe në atë mujor, ndërsa ulja mujore e deficitit tregtar shënon një zhvillim pozitiv në bilancin e shkëmbimeve tregtare të vendit.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

INSTAT: Eksportet rriten me 14,8%, deficiti tregtar ulet me 13,9% në shtator

Eksportet shënuan rritje të fortë në shtator 2026, duke arritur në 31,2 miliardë lekë, me një rritje prej 14,8% krahasuar…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

INSTAT: Eksportet rriten me 14,8%, deficiti tregtar ulet me 13,9% në shtator

Eksportet shënuan rritje të fortë në shtator 2026, duke arritur në 31,2 miliardë lekë, me një rritje prej 14,8% krahasuar…