E-Albania, mbi 145 mijë aplikime për leje ndërtimi nga vendosja e shërbimit

Në kuadër të dixhitalizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të procedurave për qytetarët dhe bizneset, të gjitha aplikimet për leje ndërtimi në Shqipëri kryhen tashmë online, përmes platformës zyrtare e-Albania.


Në kuadër të dixhitalizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të procedurave për qytetarët dhe bizneset, të gjitha aplikimet për leje ndërtimi në Shqipëri kryhen tashmë online, përmes platformës zyrtare e-Albania.

Ky proces modern dhe i standardizuar garanton një aplikim më transparent, të shpejtë dhe të sigurt, duke shmangur burokracitë dhe kontaktet fizike me sportelet.

Dokumentet zyrtare që gjenerohen në përfundim të aplikimit janë të pajisura me vulë elektronike, çka i bën ato të vlefshme dhe të verifikueshme nga çdo institucion publik apo privat.

Statistikat tregojnë rritje të qëndrueshme të aplikimeve për leje ndërtimi.

Që prej vendosjes së aplikimit online për leje ndërtimi në vitin 2016, janë regjistruar mbi 145,000 aplikime në sistemin elektronik, duke reflektuar besimin në rritje të qytetarëve dhe aktorëve të tregut ndërtimor ndaj platformës digjitale.

Mesatarja vjetore e aplikimeve në tre vitet e fundit ka qenë rreth 20,000 aplikime në vit, një tregues i përdorimit të qëndrueshëm dhe të lartë të këtij shërbimi.

Në periudhën janar-gusht 2024, u regjistruan 11,348 aplikime, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit janar- gusht 2025, janë regjistruar 12,314 aplikime, duke shënuar një rritje të ndjeshme dhe një vazhdimësi të trendit pozitiv.

Ky progres është rezultat i angazhimit të institucioneve për të ofruar shërbime më efikase dhe në përputhje me standardet europiane të administratës publike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.