Manja në burgun e Fierit: 15 autoambulanca të reja në sistemin penitenciar

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose inspektoi Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier.


Flotës moderne të automjeteve në sistemin penitenciar i janë shtuar 15 autoambulanca të reja.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose inspektoi Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier.

Kreu i Burgjeve Qosja tha se “flota e re e ambulancave është financuar 50% nga fondi i drejtorisë së përgjithshme të burgjeve dhe 50% nga asetet e sekuestruara dhe SPAK. Të gjitha ambulancat janë me kabinete të plotë mjekësor për ndihmën e parë mjekësore që mund t’i jepet çdo të dënuari dhe paraburgosuri”.

Sipas tij, flota e burgjeve ka qenë e amortizuar, ku ishin trashëguar vetëm 3 autoambulanca të vitit 2020-2021.

“Aktualisht kemi 15 autoambulanca të reja, të pajisura me teknologjinë më të avancuar, që i shtohen flotës moderne të automjeteve në sistemin penitenciar”, tha Qosja.

Ai bëri të ditur se Agjencia e Aseteve të Sekuestruara ka mbështetur me 8 autoambulanca të reja dhe 7 nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

“Autoambulancat e reja do të shpërndahen në Fier, Shkodër, Korçë, burgun 313, spitalin e Burgjeve. Institucioni i Shën Kollit, ku trajtohen të burgosurit me sëmundje të shëndetit mendor do të pajiset me një nga autoambulancat e 2020-2021. Janë marrë të gjitha masat që autoambulancat të kenë mjekë, infermierë, si dhe shoferë, të cilët do të marrin në dorëzim autoambulancat dhe do të shërbejnë në çdo institucion sipas shpërndarjeve të autoambulancave”, tha Qosja.

Ministri Manja pa nga afër edhe përfundimin e rikonstruksionit të palestrës dhe fjetoreve për Policinë e Burgjeve në Fier duke e cilësuar “një tjetër hap konkret drejt një sistemi më efikas, më të sigurt dhe më njerëzor”.

Burimi ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.