Nxitje investimeve, AIDA bashkëpunim me Agjencisë Kombëtare të Investimeve të Kirgistanit.

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve Laura Saro mirëpriti në Tiranë, në një takim zyrtar ambasadorin e Kirgistanit në Turqi, Ruslan Kazakbaev.


Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve Laura Saro mirëpriti në Tiranë, në një takim zyrtar ambasadorin e Kirgistanit në Turqi, Ruslan Kazakbaev.

Saro, tha se në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh për rritjen e investimeve në Shqipëri dhe mbështetjen e sipërmarrjeve të dy vendeve.

Gjatë bisedimeve, u ra dakord për një bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencisë Kombëtare të Investimeve të Kirgistanit.

Palët theksuan angazhimin për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si forume biznesi dhe vizita reciproke të sipërmarrësve, me qëllim promovimin e mundësive investuese në Shqipëri.

Saro vuri në dukje se një element kyç gjatë këtij takimi, ishte edhe shpërndarja e informacionit për sektorët strategjikë dhe lehtësitë e ofruara në vendin tonë.

“Ky takim përfaqëson një hap konkret drejt zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Kirgistan, duke fokusuar në shkëmbimin praktik të mundësive dhe përvojave ndërmjet investitorëve të dy vendeve”, tha ajo.

Burimi ATSH

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…