Uashington, Seferi: Policia e Shtetit, e përkushtuar ndaj partnerëve strategjikë

Në kuadër të thellimit të partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë, drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Pëllumb Seferi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Uashington D.C., në bashkëpunim me organizatën Open Gov Hub.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Seferi zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve federale dhe shtetërore amerikane, organizata shqiptaro-amerikane dhe përfaqësues të diasporës, struktura të shoqërisë civile, si dhe vizitoi ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Uashington, disa universitete prestigjioze dhe qendra kërkimore që operojnë në fushat e sigurisë, drejtësisë dhe administratës publike.

Në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Seferi shprehu angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit për forcimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Fokusi i kësaj vizite ishte njohja dhe më tej aplikimi i praktikave më të mira amerikane në drejtimin policor, policimin në komunitet, menaxhimin e sfidave moderne të sigurisë, si dhe forcimi i lidhjes me qytetarët si partnerë në garantimin e rendit dhe sigurisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Shqipëria synon mbylljen e kapitullit për mjedisin në vitin 2027

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi një takim me Komisioneren Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Shqipëria synon mbylljen e kapitullit për mjedisin në vitin 2027

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi një takim me Komisioneren Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall