Përmbyllet projekti “Toka Jonë” – Pasuritë e konfiskuara, në shërbim të drejtësisë sociale dhe zhvillimit rural

Në Tiranë u zhvillua sot Konferenca Përmbyllëse e projektit “Toka Jonë”, një nismë novatore për ripërdorimin social të tokave të konfiskuara nga krimi i organizuar në Shqipëri.


Në Tiranë u zhvillua sot Konferenca Përmbyllëse e projektit “Toka Jonë”, një nismë novatore për ripërdorimin social të tokave të konfiskuara nga krimi i organizuar në Shqipëri.

Projekti, i zbatuar nga COSV në partneritet me ANRD dhe CGM dhe në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), u financua nga Komisioni Evropian dhe është zbatuar që nga viti 2022 në zona rurale të Shijakut dhe Tiranës.

Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi rëndësinë strategjike që përfaqëson ky projekt për vetë misionin e agjencisë: “Projekti ‘Toka Jonë’ ka qenë më shumë se një ndërhyrje konkrete – ka qenë një eksperiencë e vlefshme mësimi, bashkëpunimi dhe rritjeje institucionale”.

Ajo theksoi se falë këtij bashkëpunimi, toka të konfiskuara janë kthyer në burime të punësimit, zhvillimit social dhe integrimit për grupe të margjinalizuara në zonat rurale.

Gjatë zbatimit të projektit, AAPSK është përballur edhe me sfida të rëndësishme, të cilat kanë shërbyer për të përmirësuar proceset e brendshme. Një prej tyre ishte përballja me problematika pronësie, e cila, sipas Xhajës, “i dha shtysë agjencisë për të forcuar standardet e vlerësimit të riskut dhe për të garantuar më shumë siguri për organizatat dhe komunitetet që ndërtojnë mbi këto pasuri”.

Xhaja theksoi gjithashtu se projekti ka ndihmuar në afrimin e AAPSK me standardet më të mira evropiane për qeverisjen e aseteve të konfiskuara, duke forcuar më tej partneritetin ndërinstitucional dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile.

Në përfundim të fjalës së saj, kryeadministratorja shprehu mirënjohjen për të gjithë partnerët e projektit dhe për Komisionin Evropian, duke ritheksuar angazhimin e AAPSK për të avancuar më tej në misionin e saj për përdorimin me qëllim social të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe besimit qytetar tek institucionet publike.

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…