Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve në Berlin, Dervishi: E drejta për informim, oksigjen i demokracisë

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC), e cila po zhvillohet në Berlin nga data 23-25 qershor 2025.


Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC), e cila po zhvillohet në Berlin nga data 23-25 qershor 2025.

Kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare mbledh përfaqësues të institucioneve të pavarura, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë të të drejtës së informimit nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe që lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe aksesin e qytetarëve në informacionin publik.

Tema kryesore e edicionit të këtij viti është “Aksesi në informacionin mjedisor në epokën digjitale”, duke sjellë në qendër të vëmendjes rëndësinë e informimit të publikut për çështje që lidhen me mjedisin, në një kohë kur teknologjia dhe të dhënat luajnë një rol gjithnjë e më të madh në vendimmarrje dhe ndërgjegjësim qytetar.

Komisioneri Dervishi në fjalën përshëndetëse në nisje të punimeve të konferencës, në cilësinë e Presidentit të Përkohshëm të ICIC theksoi se “e drejta për informim është oksigjeni i demokracisë, ajo që mban gjallë llogaridhënien, pjesëmarrjen qytetare dhe ndërtimin e besimit”.

Në fjalën e tij, ai theksoi se transparenca nuk duhet të mbetet një koncept teorik, por të funksionojë si një mekanizëm real dhe i qëndrueshëm për të afruar institucionet publike me qytetarët, veçanërisht në fushat që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme, si mjedisi dhe shërbimet publike.

Ndërsa Prof. Dr. Louisa Specht-Riemenschneider, Komisionerja Federale për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit, Gjermani përmendi në fjalën e saj krijimin e ICIC në Berlin 22 vite më parë dhe vuri në dukje rolin e kësaj organizate.

“ICIC është një platformë unike për të shkëmbyer ide dhe përvoja. E drejta për informim përballet me kërcënime dhe sfida, veçanërisht sa i përket informacionit mjedisor, të cilave duhet t’u japim zgjidhje specifike. Duhet të forcojmë transparencën dhe të ardhmen e qëndrueshme sepse e drejta për informim është bazë për demokracinë dhe katalizator për ndryshim pozitiv” u shpreh Komisionerja gjermane.

Punimeve të konferencës iu drejtuan edhe znj. Rita Schwarzelühr-Sutter, Sekretare Shteti në Ministrinë e Mjedisit të Gjermanisë dhe Guilherme Canela de Souza Godoi, Drejtor i Departamentit për Përfshirjen Digjitale, UNESCO.

Zyrtarja e lartë e Ministrisë gjermane të Mjedisit u shpreh se “autoritetet publike që prodhojnë dhe mbajnë të dhëna dhe informacion mjedisor kanë përgjegjësinë të jenë më transparente dhe t’i publikojnë këto të dhëna në mënyrë sa më miqësore për publikun. Informacioni duhet të jetë i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i qasshëm për të gjithë.”

Ndërsa përfaqësuesi i UNESCO-s vuri në dukje se “po jetojmë një moment të rëndësishëm, por jo të lehtë, ku themelet e institucioneve të llogaridhënies janë nën sulm – dhe kjo përbën kërcënim për vetë funksionimin e demokracisë. Që demokracia të funksionojë, kërkohen autoritete të pavarura që punojnë, një media e lirë dhe një shoqëri civile aktive.”

Programi i konferencës përfshin një sërë panelesh tematike – shumë prej të cilave zhvillohen paralelisht – duke trajtuar ndër të tjera: rolin e teknologjisë në përmirësimin e transparencës, përfshirjen e shoqërisë civile, sfidat e Komisionerëve në garantimin e qasjes në informacion mjedisor dhe ndarjen e praktikave të mira midis institucioneve homologe.
Konferenca kulmon me sesionin e mbyllur më 25 qershor, ku do të zhvillohet zgjedhja e Presidencës dhe Sekretariatit të ri të ICIC për periudhën 2025–2027, një moment kyç për drejtimin dhe forcimin e këtij rrjeti global, ku Shqipëria, kandidon për të zyrtarisht presidencën e ICIC për një mandat të plotë 2-vjeçar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin…