Kumbaro: 1.28 milionë vizitorë nga janari në maj në zonat e mbrojtura

Zonat e mbrojtura në Shqipëri janë vizituar nga 1.28 milionë persona në periudhën nga nisja e vitit deri në maj.


Zonat e mbrojtura në Shqipëri janë vizituar nga 1.28 milionë persona në periudhën nga nisja e vitit deri në maj.

Shifra u bë publike nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

“1.28 milionë vizitorë gjatë periudhës janar-maj 2025 janë shënuar në zonat tona të mbrojtura, parqe kombëtare e natyrore, laguna dhe alpe, oaze të biodiversitetit, peizazhe mbresëlënëse të natyrës, destinacione ekoturizmi dhe hapësira të edukimit të gjelbër për fëmijët e Shqipërisë”, theksoi Kumbaro.

Zonat e Mbrojtura në Shqipëri vlerësohen si një mundësi efektive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Pavarësisht se është një vend relativisht i vogël, Shqipëria është jashtëzakonisht e pasur me biodiversitet. Shumica e tyre është e përcaktuar në kategorinë “Monument natyre”.

Qeveria dhe MTM po punojnë që këto zona të mbrojtura të promovohen për vlerat e jashtëzakonshme të biodiversitetit që ato mbartin, por edhe si destinacione të rëndësishme turistike në nivel kombëtar dhe më gjerë.

Shqipëri-Azerbajxhan, bashkëpunim akademik për njohjen e historisë së Albanisë së Kaukazit

Historia, kultura dhe trashëgimia e Albanisë së Kaukazit u vunë në fokus të një veprimtarie akademike të zhvilluar sot në…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Azerbajxhan, bashkëpunim akademik për njohjen e historisë së Albanisë së Kaukazit

Historia, kultura dhe trashëgimia e Albanisë së Kaukazit u vunë në fokus të një veprimtarie akademike të zhvilluar sot në…