Zv.presidentja e BKA-së takon Prodën: Bashkëpunimi, çelësi i suksesit në luftën kundër krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në një vizitë pune Zëvendëspresidenten e Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), Martina Link, e shoqëruar nga Markus Koths dhe zyrtarë të lartë të këtij institucioni.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në një vizitë pune Zëvendëspresidenten e Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), Martina Link, e shoqëruar nga Markus Koths dhe zyrtarë të lartë të këtij institucioni.

Në qendër të takimit ishte forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Proda shprehu vlerësimin për kontributin e BKA-së dhe theksoi se “partneriteti ynë është ndërtuar mbi besim dhe transparencë. Bashkëpunimi ynë është dëshmi se krimi i organizuar luftohet vetëm përmes aleancave të forta ndërkombëtare. Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim”.

Zëvendëspresidentja Link u shpreh se “ju vlerësoj për rezultatet dhe profesionalizmin tuaj. Projekti ORKA është një model bashkëpunimi të suksesshëm, sidomos për shkëmbimin efikas të informacionit në fushën e krimit të organizuar. BKA do të vijojë mbështetjen dhe do të intensifikojë iniciativat e përbashkëta”.

Të dy palët u dakordësuan për thellimin e bashkëpunimit në hetimet financiare dhe sekuestrimin e aseteve të grupeve kriminale. Gjithashtu, Drejtuesi i Lartë Neritan Nallbati kërkoi mbështetjen e BKA-së për trajnimin e stafit në fushën e krimeve kibernetike.

Takimi u pasua me diskutime teknike mes përfaqësuesve të BKA-së dhe strukturave të Departamentit të Policisë Kriminale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama me gazetarët e BE-së: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ekziston një leje ndërtimi për projektin e përfolur të Zvërnecit dhe se aktualisht…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Al Jazeera”: Qeveria nuk po shet tokë publike, investimi në Zvërnec bekim për vendin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi në Zvërnec është një bekim për vendin pasi sjell një investim prej 4 miliardë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama me gazetarët e BE-së: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ekziston një leje ndërtimi për projektin e përfolur të Zvërnecit dhe se aktualisht…