Shqipëri–Kosovë, bashkëpunim për zhvillimin dhe sigurinë në sektorin e transportit

Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) zhvilluan sot një takim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës.


Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) zhvilluan sot një takim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejshëm të transportit dhe infrastrukturës rrugore.

Gjatë bisedimeve u diskutua për përmirësimin e ligjeve, rritjen e sigurisë së sistemeve dhe shërbimeve, digjitalizimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, si dhe bashkëpunimin për pajisjen me karta tahografi për drejtuesit e mjeteve.

DPSHTRR theksoi përkushtimin e saj për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me institucionet homologe në rajon dhe më gjerë, me qëllim modernizimin e sektorit të transportit dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Emërohen tre zv.ministra të rinj

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme disa ndryshime në rang zëvendësministrash.

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Emërohen tre zv.ministra të rinj

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme disa ndryshime në rang zëvendësministrash.