BE, 1,2 milionë euro grante për shoqërinë civile dhe grupet në nevojë në Shqipëri

Bashkimi Evropian (BE) dhe UNDP në Shqipëri prezantuan sot 12 projekte të zbatuara nga 12 organizata të shoqërisë civile (OSHC) për të përmirësuar shërbimet e punësimit dhe zhvillimin e aftësive për grupet në nevojë në 19 bashki në Shqipëri.


Bashkimi Evropian (BE) dhe UNDP në Shqipëri prezantuan sot 12 projekte të zbatuara nga 12 organizata të shoqërisë civile (OSHC) për të përmirësuar shërbimet e punësimit dhe zhvillimin e aftësive për grupet në nevojë në 19 bashki në Shqipëri.

Të financuara në kuadër të projektit BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI), këto grante synojnë të rrisin punësimin dhe zhvillimin e aftësive për grupet që nuk janë në punësim, arsim ose trajnim (NEET), nënat e reja, komunitetet rome dhe egjiptiane, personat me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e ndihmës ekonomike.

Ceremonia, e mbajtur në Shkollën Teknike Profesionale në Korçë, tregon një angazhim të përbashkët për zhvillim ekonomik gjithëpërfshirës dhe akses të barabartë në punë të denjë për të gjithë shqiptarët.

Në ceremoni morën pjesë ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Randi Davis dhe kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

“Me këto grante të financuara nga BE-ja, ne po e kthejmë politikën në praktikë, duke ofruar mundësi reale për njerëzit në rrezik përjashtimi për të fituar aftësi, për të gjetur punë, si dhe për të ndërtuar jetë më të mira. Kjo nismë është pjesë e një programi më të gjerë ndihme të BE-së, prej 70 milionë eurosh, për përfshirjen sociale në Shqipëri, duke mbështetur Qeverinë për të çuar përpara reformat në sektorin social dhe për t’u përafruar me kërkesat e anëtarësimit në BE, veçanërisht me Kapitullin 19 mbi politikën sociale dhe punësimin. Sepse integrimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me përafrimin e ligjeve, por edhe me ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse, ku askush nuk lihet pas”, tha ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

“UNDP-ja është krenare për partneritetin me Bashkimin Evropian në këtë ndërhyrje strategjike”, tha Randi Davis, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Shqipëri. Këto projekte do t’i fuqizojnë grupet vulnerabël me akses më të mirë në tregun e punës”.

Skema e granteve prej 1.2 milionë euro, që koordinohet në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në Shqipëri, do të ofrojë shërbime sipas nevojave gjatë 16 muajve të ardhshëm duke u fokusuar në tre drejtime: Këshillim Intensiv për Punësim; Trajnim për Aftësi Bazë; Punësim me Mbështetje dhe Zhvillimi i Aftësive për Personat me Aftësi të Kufizuara.

EU4LMI, i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga UNDP-ja në Shqipëri në partneritet me Shërbimin Publik të Punësimit Suedez dhe Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, promovon rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse përmes bashkëpunimit me AKPA-n, ministritë e linjës, shërbimet sociale shtetërore, bashkitë dhe OSHC-të.

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Rreth 250 fëmijë në kampin veror të Tropojës, në fokus edukimi mjedisor

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, mori pjesë sot pjesë në ceremoninë përmbyllëse të kampit veror të Tropojës, së bashku me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Rreth 250 fëmijë në kampin veror të Tropojës, në fokus edukimi mjedisor

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, mori pjesë sot pjesë në ceremoninë përmbyllëse të kampit veror të Tropojës, së bashku me…