Sejko-Alberti: Partneritet në fushën e bankingut

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, Marco Alberti.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, Marco Alberti, me të cilin diskutoi mbi lidhjet dhe nismat që thellojnë partneritetin mes dy vendeve në shumë sektorë dhe zhvillimet aktuale ekonomike.

Guvernatori shprehu mirënjohjen ndaj Bankës së Italisë për ndihmën dhe asistencën teknike të dhënë në fusha të ndryshme të bankingut qendror, e veçanërisht në projektin më të fundit të TIPS Clone.

Gjithashtu, ai u ndal në rëndësinë e hapjes zyrtare të negociatave për Grup-Kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), si një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit me BE-në.

“Në 100-vjetorin e themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Guvernatori solli në vëmendje kontributin e vyer të Italisë për ngritjen e institucionit të parë bankar kombëtar, i cili zhvilloi politikën monetare dhe financiare të vendit. Gjatë këtyre 100 viteve, Banka e Shqipërisë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme, nga ndryshimet ekonomike dhe politike deri te tranzicioni i tregut të lirë. Me një histori të pasur dhe një vizion të qartë për të ardhmen, Banka e Shqipërisë hyn në shekullin e saj të dytë si një institucion kyç në garantimin e stabilitetit ekonomik të vendit”, u shpreh Sejko.

Nga ana e tij, ambasadori Alberti vlerësoi rolin që Banka e Shqipërisë ka luajtur në stabilitetin financiar dhe ndikimin pozitiv të politikës monetare në stabilitetin e çmimeve në vend. Masat e marra nga Banka e Shqipërisë kanë ndikuar që Shqipëria të ketë një ndër normat më të ulëta të inflacionit dhe një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon.

Ambasadori Alberti përgëzoi Guvernatorin Sejko për rritjen e vlerësimit për Shqipërinë nga Standard & Poor’s, duke konfirmuar një perspektivë “të qëndrueshme”, vlerësim i cili vjen si rrjedhojë e performancës së qëndrueshme ekonomike gjatë viteve të fundit, dhe përmirëson imazhin e vendit tek investitorët e huaj.

Më tej, Ambasadori uroi Guvernatorin për pranimin e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA nën udhëheqjen dhe koordinimin e Bankës së Shqipërisë, si pjesë e projektit rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në vendet e Ballkanit Perëndimor”

Burimi ATSH

Shqipëria pjesë e SEPA-s, Delegacioni i BE: Ulen kostot, lehtësi për familjet dhe bizneset

Shqipëria është tashmë pjesë e sistemit evropian të pagesave (SEPA) – një hap konkret i Planit të Rritjes të BE-së,…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Shqipëria pjesë e SEPA-s, Delegacioni i BE: Ulen kostot, lehtësi për familjet dhe bizneset

Shqipëria është tashmë pjesë e sistemit evropian të pagesave (SEPA) – një hap konkret i Planit të Rritjes të BE-së,…