Veliaj: Nisim këtë vit ushqimin falas në shkolla, qendër për autizmin sipas modelit gjerman

Kryebashkiaku i Tiranës pret homologët e tij gjermanë, të Ulm dhe Neu-Ulm, Martin Ansbacher dhe Katrin Albsteiger.


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim homologët e tij gjermanë, kryebashkiakët e Ulm dhe Neu-Ulm, Martin Ansbacher dhe Katrin Albsteiger. Veliaj tha se Tirana ka marrë eksperiencën e tyre për të sjellë në jetë projekte si ushqimi falas në shkollat 9-vjeçare apo ndërtimin e qendrës për fëmijët me spektrin e autizmit.

Ai u dhuroi homologëve “Kullën e Tiranës”, si një simbol për të kujtuar se gjithmonë është koha për të punuar bashkë, për të luftuar bashkë edhe për të çuar përpara qytetet.

“Jam shumë i lumtur që u bëtë pjesë e Paktit të Qyteteve të Lira, kaluam një javë të jashtëzakonshme për qytetin. Jam shumë i entuziazmuar që në disa projekte, siç mund të jetë ushqimi nëpër shkolla ose qendra e autizmit, ne mund të mësojmë nga qytetet tuaja. Mezi pres që ato që diskutuam këtë javë në Tiranë t’i kthejmë në projekte të realizueshme. Ne duam që ushqimin nëpër shkolla ta fillojmë që këtë vit për shkollat tona fillore dhe duam gjithashtu që qendrën e autizmit, fillimisht të konceptojmë ndërtesën, pastaj të shikojmë modelet ideale nga Gjermania, që sot është vendi me standardin më të lartë në trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Ulm-it, Martin Ansbacher shprehu mirënjohjen e tij për pritjen në Tiranë, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qyteteve në fusha të ndryshme.

“Pakti i Qyteteve të Lira është një pakt shumë i rëndësishëm vlerash, që ne të gjithë ndajmë. Qytetet e lira evropiane demokratike janë dritat dhe heronjtë e kësaj kohe të vështirë. Jemi mirënjohës që jemi këtu, folëm për ftesën në Festivalin e Danubit, do të ishim të nderuar nëse do të na vizitonit, për të folur mbi bashkimin e rajonit të Danubit, për të bashkuar njerëzit. Ky është fokusi ku synojmë të përqëndrohemi dhe të flasim mbi tema të tilla si shëndeti mendor, çështjen e autizmit dhe çfarë mund të bëjmë së bashku, për t’i bërë qytetet me një qasje më pranë të rinjve dhe për të ndërtuar qytete sipas këndvështrimit të fëmijëve”, nënvizoi ai.

Nga ana tjetër, kryetarja e Bashkisë së Neu-Ulm, Katrin Albsteiger tha se gjëja më me rëndësi është që bashkëpunimi mes qyteteve të vijë vetëm duke u forcuar. “Erdhëm këtu si miq dhe shkojmë në shtëpi si miq! Kjo është një gjë e mirë, bashkëpunimi do të vijë duke u forcuar nga kjo vizitë këtu. Jam shumë e sigurt, që të gjitha qytetet që u mblodhën këtu po përballen me sfida të ndryshme, me të njëjtat kërcënime dhe mund të ketë vetëm një përgjigje për këto: Të punojmë së bashku, të mësojmë nga njëri-tjetri “, tha Albsteiger.

Kryebashkiakët e Ulm dhe Neu-Ulm Martin Ansbacher dhe Katrin Albsteiger ishin për herë të parë në Tiranë dhe shprehën dëshirën e tyre për të rivizituar sërish dhe për të thelluar bashkëpunimet mes qyteteve.

Lexo më shumë nga

Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur…