
Rama: Dialog me studentë që besojnë te protesta dhe jo te gurët
Një grup studentësh kanë pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të dialoguar mbi shqetësimet e tyre për të cilat edhe protestojnë.

Një grup studentësh kanë pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të dialoguar mbi shqetësimet e tyre për të cilat edhe protestojnë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga takimi, ndërsa u shpreh se dialogu është zhvilluar me “studentë që besojnë te protesta jo te gurët”.

“Me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falënderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh”, u shpreh Rama.
Kryeministri e cilësoi dialogun inkurajues, ndërsa u shpreh se “çuditërisht” studentët e gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre.
Dialogu vjen pas një sërë ftesash të përsëritura të kryeministrit Rama, i cili ka ftuar në vijimësi studentët në sofrën e dialogut të vendosur para godinës së Kryeministrisë.
Ndërkohë platforma “Fol me Kryeministrin” është një tjetër urë komunikimi ku qytetarët mund të komunikojnë drejtpërdrejt me institucionet qeveritare për shqetësimet dhe problematikat e tyre.


















