Kaçi: Pensionet private, mundësi për të ardhura shtesë dhe mirëqenie më të lartë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe mbështetjen e Bankës Botërore konferencën ndërkombëtare “Reformimi i sistemit të pensioneve në Shqipëri”.


Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe mbështetjen e Bankës Botërore konferencën ndërkombëtare “Reformimi i sistemit të pensioneve në Shqipëri”.

I pranishëm në konferencë ishte Kryeministri Rama, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e AMF, Mimoza Kaçi dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet ndërkombëtare dhe autoritetet mbikëqyrëse financiare.

Në konferencë u diskutua edhe për ndërhyrjet reformuese në sistemet private dhe vullnetare të pensioneve në Shqipëri.

Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e AMF, Mimoza Kaçi, e pranishme në panelin e dytë të diskutimeve të konferencës, u ndal te rëndësia e pensioneve private si mundësi kursimi për qytetarët për të siguruar më shumë mbështetje dhe mirëqenie për moshën e pensionit.

“Me miratimin e ligjit të ri për fondet private të pensioneve në nëntor të vitit 2023, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt përafrimit me direktivën IORP II të Bashkimit Europian. Ky legjislacion ka sjellë një sërë risish dhe avantazhesh në drejtim të inkurajimit të pjesëmarrjes në skemat private të pensioneve, ofrimit të më shumë mundësive të investimit, lehtësive fiskale, përmirësimit të qeverisjes dhe forcimit të mbrojtjes së anëtarëve,” theksoi Kaçi.

Kaçi foli edhe për mundësitë e implementimit të shtyllës së dytë të pensioneve.

“Në gjykimin tim, implementimi i saj, që mbështetet në një qasje me llogari individuale të kursimeve të detyrueshme, ofron një perspektivë premtuese pasi është e dizenjuar me qëllim plotësimin e shtyllës së parë, duke siguruar diversifikim të burimeve të të ardhurave për pensionistët dhe financa publike më të konsoliduara,” tha ajo.

Autoriteti, tha Kaçi, si pjesë e mandatit të tij, është i angazhuar për të siguruar stabilitetin, transparencën dhe integritetin e tregjeve financiare, përfshirë skemat private të pensioneve.

“Vitin e kaluar punuam intensivisht dhe përfunduam të gjithë kuadrin rregullator sipas ligjit të ri për pensionet private. Ne do të vijojmë me angazhimin tonë për zbatimin e kuadrit të ri ligjor dhe rregullator,” deklaroi Kaçi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…