Kryeministri Mitsotakis: Kryepeshkopi Anastas hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se Kryepeshkopi Anastas Janullatos hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.


Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se Kryepeshkopi Anastas Janullatos hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në fjalën e përmortshme në shërbesën e përcjelljes për në jetën e amëshuar të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Mitsotakis tha se, “guxojmë të shpresojmë”.

“Në këto tre fjalë përmblidhet mendoj e gjithë jeta dhe aktiviteti i këtij hierarki të cilin ne e përshëndesim sot sepse pikërisht guximi dhe shpresa ishin ato dy busulla orientuese që për herë e drejtonin Anastasin në këtë rrugëtim të tij të admirueshëm”, tha kryeministri grek.

Një rrugëtim, theksoi ai, “i cili ka qenë qëndrueshëm në krah të njeriut dhe të drejtave të tij. Një herë si apostull modest dhe i përulur, një herë tjetër si një mbështetës pa zhurmë në krah të studentëve gjatë periudhës së diktaturës në Greqi. Dhe sigurisht si një themelues madhor dhe një pionier, një pararendës i jashtëzakonshëm i ortodoksisë në Shqipëri”.

Pikërisht, theksoi Mitsotakis, “në këtë madhështi të një personaliteti të jashtëzakonshëm ne përulemi sepse kryepeshkopi i Tiranës, i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë ishte njëkohësisht një intelektual i besimit, por edhe një shërbëtor i thjeshtë i njeriut që kishte në krah”.

“Me fjalë të tjera ka qenë një shembull i ndriçuar i aktivitetit të tij, madje mungesa e tij do të jetë e pazëvendësueshme, jo vetëm këtu në vendin e tij dhe për homogjeninë tonë, por për të gjithë vendet e tjera ku rreh zemra e helenizmit për të cilin ekzistoi në 10-vjeçarë një fener i vërtetë”.

“Një fener dashurie dhe kontributi, fisnikërie dhe thjeshtësie, bindjeje por edhe rezultatshmërie, një fener i ortodoksisë përmes besimit”, tha Mitsotakis.

“Shumica e të pranishmëve e dinë se çfarë arriti Anastasi që nga çasti i parë kur mbërriti në Shqipëri në vitin 1991, në një vend të rrënuar nga regjimi autoritar me të krishterët e persekutuar dhe bashkëkombësit tanë të lënë në harresë”, u shpreh ai.

“Megjithatë duke marrë forcë nga besimi i tij i thellë ai hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u shpreh Mitsotakis, duke shtuar se Janullatos, “ndërtoi qindra kisha dhe dorëzoi 145 klerikë të rinj. Njëkohësisht hapi dhjetëra institucione arsimore, shëndetësore dhe bamirësie, një mrekulli e vërtetë mes rrënojave”.

Burimi ATSH

Vengu: Partnerët nga EBA për tri javë ndihmuan Shqipërinë në luftën kundër zjarreve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shprehu sot mirënjohje për partnerët tanë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që për tri javë…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Partnerët nga EBA për tri javë ndihmuan Shqipërinë në luftën kundër zjarreve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shprehu sot mirënjohje për partnerët tanë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që për tri javë…