Projektligji për trajtimin e të dënuarve, Naço: Riintegrim përmes punësimit

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço foli sot për projektligjin e paraqitur prej tij që lehtëson kushtet e izolimit të të dënuarve.


Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço foli sot për projektligjin e paraqitur prej tij që lehtëson kushtet e izolimit të të dënuarve.

Në një intervistë televizive, Naço sqaroi risitë që synon të sjellë ky projektligj, i cili është hedhur për konsultim.

Naço solli në vëmendje se aktualisht raporti mes të dënuarve dhe policëve në Shqipëri është 1 me 1, gjë që sipas tij, sjell kosto të lartë për buxhetin e shtetit.

Nisma e hedhur për konsultim, sipas Naços, synon uljen e kostos për një të dënuar.

“Nga të dhënat dhe statistikat ne sot kemi gjithsej 700 të dënuar për vrasje dhe 1500 të dënuar për vepra të tjera penale. 500 të dënuar janë në burgun e Sigurisë së Lartë, ndërsa pjesa tjetër ka një perimetër sigurie të lartë. Në ligjin aktual ne kemi burgje të sigurisë së lartë, të zakonshme, të sigurisë së ulët dhe burgje të hapura”, theksoi Naço.

Naço theksoi se nisma ligjore e propozuar prej tij bazohet në modelet e ndjekura në vende si Anglia, Italia, Holanda, Mali i Zi etj.

“Anglia për vepra të lehta penale kur i ka ngelur 3 vjet një të dënuari mund ta kalojë te burgu i hapur apo të ketë një kontratë pune. Pra me perimetër sigurie minimal dhe nuk mbyllet në qelinë e burgut”, tha Naço.

Ndryshimet e propozuara, sipas tij, krijojnë mundësinë që të kemi 1 polic për 30 apo 60 të dënuar, pasi kostoja aktuale është shumë e lartë.

“Propozoj që nëse janë te burgu i sigurisë së zakonshme dhe nëse kanë bërë 2/3 e dënimit, komisioni i vlerësimit i kalon në një shkallë më poshtë te burgu i ulët dhe që këtu kalojnë te burgu i hapur”, shtoi Naço.

Projektligji i propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste, njëherazi kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, ka 5 nene, ku neni i fundit parashikon hyrjen në fuqi të tij. Qëllimi i pr/ligjit mes të tjerave është nxitja e riintegrimit të të dënuarve përmes punësimit, apo trajtimit të tij nga institucione të ekzekutime e penale të sigurisë së ulët apo me mbikëqyrje.

Gjithashtu, projektligji synon të rrisë efikasitetin e procesit, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më pak të ngarkuar për gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm. Ky ndryshim është i rëndësishëm për të adresuar sfidat e menaxhimit të të dënuarve, mbipopullimin dhe për të përmirësuar efikasitetin e sistemit të burgjeve, pa cenuar të drejtat e palëve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kompani franceze dhe çeke i shtohen panairit Future2Tech 2026 për teknologjinë dhe inovacionin

Panairi Future2Tech 2026 është një nga platformat kryesore që sjell së bashku në një hapësirë të vetme institucione publike, kompani,…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kompani franceze dhe çeke i shtohen panairit Future2Tech 2026 për teknologjinë dhe inovacionin

Panairi Future2Tech 2026 është një nga platformat kryesore që sjell së bashku në një hapësirë të vetme institucione publike, kompani,…