Aboneja falas, Veliaj: U kursejmë 19 200 lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve

Nga 1 janari 2025, të gjithë pensionistët e Tiranës janë pajisur me abone të përgjithshme falas dhe po udhëtojnë pa pagesë në linjat urbane të kryeqytetit.


Nga 1 janari 2025, të gjithë pensionistët e Tiranës janë pajisur me abone të përgjithshme falas dhe po udhëtojnë pa pagesë në linjat urbane të kryeqytetit. Ata pensionistë, të cilët nuk janë pajisur ende me abone falas, mjafton të paraqiten pranë njësisë së tyre administrative për t’u regjistruar, proces që bëhet vetëm një herë dhe pastaj, çdo muaj mund të tërheqin abonenë në njërën prej pesë pikave të shpërndarjes të caktuara nga Bashkia e Tiranës.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj udhëtoi sot me njërën prej linjave të transportit urban dhe bisedoi me udhëtarë pensionistë, të cilëve u shpjegoi edhe procedurat që duhet të ndjekin për t’u pajisur me abone.

“Më vjen mirë që, nga ky vit, Bashkia e Tiranës subvencionon edhe abonenë e pensionistit, për gjyshet dhe gjyshërit tanë, njësoj siç bën prej më shumë se një viti për studentët. Ky subvencionim është 16 mijë lekë (të vjetra) në muaj, ose 192 mijë (19 200) lekë në vit. Për t’u pajisur me abone fillimisht duhet të regjistrohesh në njësinë administrative dhe pasi futesh në sistemin e rimbursimit, paraqitesh pranë kioskës më të afërt, me fotografi, për të marrë abonenë”, sqaroi Veliaj.

Duke i uruar gjyshet dhe gjyshërit e Tiranës për një vit sa më të mbarë, Veliaj apeloi që pensionistët të mos mbajnë radhë, pasi bashkia do të shpërndajë mjaftueshëm abone dhe kioskat do të vazhdojnë të jenë të hapura.

“Ka abone për të gjithë! Sa më shumë të tërhiqen, aq më shumë do të bëjë rimbursim bashkia. Nuk ka nevojë as të presim në radhë, as të dalim herët në mëngjes. E di që gjithmonë gjërat e reja zgjojnë kërshëri dhe kemi merakun se mos mbarojnë, por është pa limit. Aboneja është një karton që mund ta shtypim për aq sa është nevoja, mjafton që të lidhet me një person fizik real, i cili është paraqitur dhe ka interes. Gëzuar të gjithëve, udhëtime të mbara te nipat e mbesat, dhe ju uroj shëndet e vetëm të mira!” – tha Veliaj.

Ai u bëri thirrje pensionistëve, të cilët nuk e kanë tërhequr ende abonenë e tyre, të paraqiten në pikat e përcaktuara nga bashkia e Tiranës, për ta marrë atë falas.

“Ftoj edhe pensionistët e tjerë, që ndoshta kanë qenë më pushime këtë fundvit, që të shkojnë te njësia administrative, të regjistrojnë emrin, dhe pasi futen në sistem, automatikisht u del emri në listë për të tërhequr abonetë”, përfundoi Veliaj.

Lexo më shumë nga

Mazniku: Rruga Lunik–Prevallë në Librazhd, dëshmi e transformimit pas reformës territoriale të 2014

Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, njëherësh dhe bashkëkryetar i Reformës Territoriale zhvilloi sot një…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mazniku: Rruga Lunik–Prevallë në Librazhd, dëshmi e transformimit pas reformës territoriale të 2014

Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, njëherësh dhe bashkëkryetar i Reformës Territoriale zhvilloi sot një…