Hoxha: Shqipëria shans historik për anëtarësim në BE, mos ta humbasim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha sot se ka mirëpritur konkluzionet e Këshillit Evropian mbi zgjerimin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha sot se ka mirëpritur konkluzionet e Këshillit Evropian mbi zgjerimin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Hoxha theksoi se Shqipëria duhet të vijojë me vendosmëri reformat dhe negociatat, duke e cilësuar anëtarësimin në BE si një shans historik për vendin.

Ministri vlerësoi riafirmimin e zgjerimit si një investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e parimit të meritës në procesin e anëtarësimit, sipas të cilit çdo vend kandidat përparon në bazë të rezultateve dhe progresit të vet.

“Ne vlerësojmë riafirmimin e qartë se zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës. Ky është një mesazh i rëndësishëm në një kohë kur Bashkimi Evropian duhet të forcojë më tej unitetin, kapacitetin e tij për të vepruar dhe sovranitetin evropian. Ne mirëpresim gjithashtu riafirmimin e parimit të meritës, sipas të cilit çdo vend kandidat avancon në procesin e anëtarësimit mbi bazën e progresit të vet”, theksoi Hoxha.

Sipas Hoxhës, Shqipëria ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar për të vijuar me vendosmëri reformat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, dhe për të përmbushur të gjitha angazhimet dhe detyrimet që burojnë nga procesi i negociatave.

Ai shtoi se progresi i vendit “do të matet dhe vlerësohet mbi bazën e punës, performancës dhe rezultateve tona”.

Hoxha nënvizoi se zgjerimi është sot në qendër të agjendës strategjike evropiane dhe se perspektiva e anëtarësimeve të reja po bëhet gjithnjë e më konkrete.

Në këtë kontekst, ai theksoi se “për Shqipërinë, si një nga vendet në pararojë të këtij procesi, përgjigjja duhet të jetë e qartë: të vijojë, pa humbur kohë, me vendosmëri dhe përgjegjësi, reformat dhe negociatat, përmes të cilave do të arrijë gatishmërinë e plotë për anëtarësim”.

“Ky është një shans historik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kurrë nuk kemi qenë më pranë realizimit të aspiratës sonë më të madhe dhe më të qëndrueshme kombëtare, kërkesës së kahershme të rinisë dhe të gjithë shoqërisë shqiptare: Shqipëria në Evropë”, tha ai.

Megjithatë, ai nënvizoi se anëtarësimi “nuk dhurohet. Ai fitohet, vetëm me punë, reforma, rezultate, përgjegjësi dhe përgjegjshmëri”.

“Rruga deri këtu ka kërkuar shumë energji, përpjekje dhe sakrifica. Shqipëria ka treguar se i ka edhe energjitë, edhe aftësitë, edhe përkushtimin”, tha Hoxha.

Hoxha shtoi se “pikërisht sepse kemi pritur kaq gjatë dhe sepse e dimë se, në histori, mundësi të tilla nuk qëndrojnë të hapura përgjithmonë, nuk mund t’ia lejojmë vetes ta humbasim këtë moment”.

“Dora e zgjatur e BE-së duhet shtrënguar fort, duke ecur krah për krah deri në anëtarësim. Duke nxjerrë mësimet nga e kaluara, ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që ky kapitull transformues i historisë sonë moderne, më i rëndësishmi për të sotmen dhe të ardhmen tonë, të bëhet historia e një tjetër shansi të humbur”, tha Hoxha.

Marrë nga ATSH

Hoxha: Shqipëria shans historik për anëtarësim në BE, mos ta humbasim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha sot se ka mirëpritur konkluzionet e Këshillit Evropian mbi zgjerimin…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Shqipëria shans historik për anëtarësim në BE, mos ta humbasim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha sot se ka mirëpritur konkluzionet e Këshillit Evropian mbi zgjerimin…