Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të Samitit Ballkanik të Ekonomisë Blu, zhvilluar në Marina Orikum, në kuadër të aktivitetit “Balkans Sea Fair”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se zhvillimi i turizmit detar mund të sjellë më shumë investime, shërbime cilësore dhe mundësi punësimi për komunitetet bregdetare.

Sipas Gonxhes, të ardhurat nga turizmi janë më shumë se dyfishuar në tre vjet, ndërsa netqëndrimet jashtë pikut të sezonit veror janë rritur me rreth 78%.

Ministri theksoi se synimi është që kjo ecuri të përkthehet në përfitime konkrete për ekonominë vendase gjatë gjithë vitit. Sipas tij, rritja e numrit të jahteve që ankorohen, furnizohen dhe mirëmbahen në Shqipëri krijon më shumë të ardhura për bizneset vendase dhe mundësi ekonomike për familjet shqiptare.

Aktiviteti “Balkans Sea Fair” vijon deri më 18 tetor në bregdetin e Vlorës, duke bashkuar lundrimin, aventurën, biznesin dhe argëtimin, me fokus promovimin e potencialit detar dhe turistik të rajonit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia